Kryearkitekti që po e ndërton Prishtinën, me profesionalizëm dhe precizitet, ka prejardhje nga Pogragja
Gjilan – Krenar Xhaferi i cili me shumë profesionalizëm e precizitet, e saktësi po e ndërton Prishtinën, ka prejardhje nga Pogragja e Gjilanit. Jo rastësisht tubimin e parë e ka nisur me bashkëvendësit e tij sepse siç ka thënë ai, të kthehesh te rrënjët është gjithmonë një përjetim i veçantë që të mbush me krenari dhe dashuri.
“Në Pogragjë, mes bashkëvendëseve të mi! Të kthehesh te rrënjët është gjithmonë një përjetim i veçantë që të mbush me krenari dhe dashuri” ka shkruar Krenar Xhaferi kandidat për deputet nga radhët e LDK-së.
Jo rastësisht Krenari takimet e para i ka nisur pikërisht nga Pogragja, ku edhe ka marr përkrahje e mbështetje maksimale.
Krenar Xhaferi është zyrtar i terrenit, punëtor në mesin e punëtorëve, organ mbikëqyrës në mesin e profesionistëve, i saktë, preciz, zgjidhës i shumë problemeve, ideator e projektues, fjalëpakë, zemërgjerë e komunikues, përkrahës i dijes dhe vullnetit, këngëtar e kitarist i zemrës, njohës i mirë i Prishtinës dhe i hapësirave urbanistike.
Me një fjalë aty ku është Krenar Xhaferi, aty është puna e cilësia, preciziteti i punimeve dhe mbikëqyrja profesionale.
Krenar Xhaferi padyshim që është modeli më i mirë i një zyrtari shtetëror i përgatitur me të gjitha finesat morale e profesionale.
Ka një qëndrim shumë korrekt kur janë në pyetje projektet, interesat dhe kërkesat e qytetarëve për të cilat thotë se i trajton me kujdes dhe dinjitet.
Krenari po e ndërton Prishtinën në mënyrë profesionale dhe precize, duke realizuar projekte gjigante dhe të dobishme për kryeqytetin, derisa gjilanasit e shohin si shpresë që Krenari të merr pëlqimin e bazës dhe të merr pozita të merituara në hierarkinë shtetërore të Kosovës./rajonipress/