ARKATANA

Pavarësisht humbjes, Broja sheh dritë: Jemi pranë nivelit të lartë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Armando Broja është shprehur i lumtur që është rikthyer në fushë pas një periudhe të vështirë.

Ylli i Chelseat u aktivizua për rreth 30 minuta në sfidën ndaj Anglisë, ku Shqipëria u mposht 2-0. Edhe pse rezultati nuk ishte ai që dëshironte ekipi, Broja tregoi sinjale pozitive me paraqitjen e tij.

Duke folur pas ndeshjes, ai pranoi se ishin të vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit, por mbetet optimist për të ardhmen.

“E kemi ditur se do të jetë vështirë. Anglia është nivel i lartë, me Francën, Belgjikën, Holandën, Spanjën. E dimë se ka kualitet se ishim në shtëpinë e saj. Kemi pasur disa shanse për gol. Ekipi ka luajtur mirë, kemi pasur mundësi mos të pësojmë dy golat. Nuk ishin gola nga raste të rrezikshme. Një ishte pasim prapa shpine dhe tjetri krosim në shtyllë të dytë. Nëse përmirësojmë pak gjëra edhe ne mund të jemi në nivel më të lartë”, u shpreh ai.

Duke folur për rikthimin e tij, Broja tregoi se fokusi kryesor është në gjendjen fizike dhe shmangien e dëmtimeve.

Uji Dea

“Ka qenë periudhë e vështirë për mua, por jam i fokusuar te trupi im, që të kem shanse më të mëdha që mos të dëmtohem prapë. Sot jam i kënaqur me trupin tim dhe si kam luajtur. Kam pasur shanse edhe unë, por një ditë tjetër mund t’i shfrytëzojmë rastet. Janë disa gjëra të vogla që mund t’i përmirësojmë”, shtoi ai.

Për Brojën, rikthimi në Kombëtare ka një domethënie të veçantë.

“Kombëtarja më ka munguar. Më pëlqen shumë të luaj për Kombëtaren. Është shtëpia ime, zemra ime. Tifozët ishin të mrekullueshëm, na dhanë kurajë. I kënaqur që u ktheva me ekipin, me djemtë. Shpresoj të rikuperohem 100 për qind dhe të kënaqem me futbollin”, përfundoi sulmuesi.

Shqipëria tani do të përqendrohet te ndeshjet e ardhshme, me shpresën për të rikuperuar pikë në garën kualifikuese për Botërorin 2026./TCH/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.