Gazeta e famshme angleze lavdëron paraqitjen fantastike të Muricit, shkruan edhe për përjashtimin nga Kosova
Një javë më parë, gardiani i kombëtares së Kosovës, Aro Muric u përjashtua nga grumbullimi pas thyerjes së rregullave.
Por portieri kosovar, menjëherë pas rikthimit në Angli tek Ipswichi, nisi punën fuqishëm dhe këtë javë shkëlqeu ndaj Brightonit, shkruan Gazeta Express.
Muric bëri gjashtë pritje dhe ishte lojtari i ndeshjes në barazimin 0-0 të skuadrës së tij.
Kjo performancë e tij ra në sy të mediave të mëdha angleze, njëra ndër to është edhe “The Guardian”.
E famshja angelze sot shkroi për Muricin, nga javë turbulluese me Kosovën deri tek suksesi i tij i sotëm.
“Muric ishte një nga tre lojtarët e dërguar në shtëpi herët nga skuadra e Kosovës javën e kaluar për një shkelje të supozuar të rregullave të tyre. Por nënshkrimi 25-vjeçar i verës nga Burnley kaloi nga zero tek paraqitja me kombëtaren në heroin e Ipswich duke i siguruar skuadrës së tij një pikë nga një barazim pa gola dhe me një pritje mahnitëse të dyfishtë në një rast”, shkruhet fillimisht.
Lavdata pati edhe trajneri i Ipswichit si dhe foli për problemin tek Kosova.
“Ai tregoi saktësisht pse ne donim ta sillnim në klubin e futbollit. Të gjesh një portier që mund të të fitojë pikë është masive dhe ai është një portier fitues i ndeshjeve. Ai është ende i ri. Ai ka nevojë për ndihmë, mbështetje dhe durim ndonjëherë, por ai do t’i marrë të gjitha këtu.
“Nuk kisha asnjë rezervë. Unë pata një bisedë të mirë me të dhe ai më foli për situatën siç e pa, e cila është e ndryshme nga disa nga versionet e tjera. Shiko, ai është lojtari ynë. Gjëja më e rëndësishme është kur ai është me ne, dhe kthimi i tij për disa ditë stërvitje shtesë ishte një bonus për të qenë i sinqertë dhe e ndihmoi atë të bënte një paraqitje vërtet të mirë sot”, shtoi tutje.
Ipswich falë kësaj performance të Muricit fitoi pikën e dytë të stinorit, ku pas katër ndeshjeve ka dy barazime e dy humbje./Gazeta Express