Fundamenti

Pas Et`hem Hazirit edhe Hoxhë Lipovica dekorohet me “Urdhërin e Lirisë”

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Vitet e 40-ta për Gjilanin mbahen mend si vite të rënda të “Masakrës së Gjilanit”. Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë ku janë përmbyllur plotë 70 vite kujtim për të rënët, po janë edhe po aq vite dhimbje për humbjet e mëdha që përjetoi ky vend, e që bazuar në historinë e vuajtjeve thuajse s`ka pëllëmbë toke në të cilën s`është i mbjellur një trup njeriu, të gjithë të rënë për lirinë e kësaj toke e që në mendjet e njerëzve njihet si pjesë e Shqipërisë së vjetër.

Familje të tëra me meshkuj të rënë në altarin e lirisë por as një here të gjunjëzuar dhe gjithë here ballë lartë duke luftuar për të drejtën më sublime, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kësaj toke të shumë vuajtur e të larë me gjak.

Kur përmbyllim plotë 70 vite të përkujtimit të të rënëve e për të nderuar sakrificën e madhe të njerëzve që dhanë më të shejtën pasuri, jetën e në nderim të sakrificës gjithë kombëtare, në përvjetorin e shënimit tetë viteve shtet të Kosovës, Presidentja Hahjaga ka nderuar me “Urdhrin e Lirisë” njërin nga emrat më të ndritur të luftës që zhvilloi Gjilani, Jusuf Baftjarin të njohur në popull si Hoxhë Lipovica.

Në përvjetorin e mëparshëm e në vitin kur shënohej 70 vite nga masakra e Gjilanit, me “Urdhrin e Lirisë” ishte dekoruar edhe Et`hem Haziri për tu dekoruar edhe nga Presidenti Nishani me “Shqiponja e Artë” dekorate kjo që jepet për merita të veçanta në mbrojtje të Shqipërisë.

Trimëritë e Hoxhës, ishin të trashëguara brez pas brezi, për të arritur deri tek lufta ku Hoxha si njeri i njohur për trimëri dhe mençuri, filloi ti prijë popullatës së Karadakut, ai duke mos duruar vuajtjet e popullit si dhe thundren famëkeqe serbe filloi organizimin e grupeve të luftërave për t`i dhënë fund robërisë dhe vuajtjeve që ushtroheshin nga okupatori famëkeq serb ndaj popullatës së pafajshme shqiptare.

Mobi Casa

Martirëve të Karadakut, të cilet historia i njeh për sakrificën e tyre në mbrojtje të pragut të shtëpisë, ju bashkua edhe Hoxha mendjendritur, ai duke pare zullumin e ushtruar atyre viteve ndaj popullatës e si kler apo prijës fetar i`u priu zhvillimeve të kohës dhe duke mos u pajtuar me apharteidin e ushtruar ndaj popullit, mori armët për ti dale zot vatanit, dhe në vitin 1945 në pabesi i ngritet një kurthë dhe kapet nga gjakatarët serb dhe më pas pushkatohet dhe pjesën tjetër të familjes i`a burgosin.

Vlenë të përmendet se nën udhëheqjen e Hoxhë Lipovicës, janë zhvilluar beteja të mëdha si ajo e Raincës së Preshevës, ku me ftesën e Hoxhës në ditë e festës së Bajramit organizohet kryengritje e armatosur e në të cilën betejë marrin pjesë luftëtar nga fshatrat e Gjilanit si: Malisheva, Llovca, Pograxha, Kokaj si dhe nga fshatrat tjera të Karadakut ndërsa si bashkëluftuar të Hoxhë Lipovices janë edhe Et`hem Haziri, Ahmet Haziri nga Llovca, Mulla Idriz Gjilani, Xheladin Kurbalia, Limon Staneci dhe shumë trima të tjerë që sot historia kombëtare i njeh për merita deri në sakrifice për lirinë e tokave shqiptare.

E vetmja gjë që dihet për Hoxhë Lipovicën, është se ai është pushkatuar në pranverën e vitit 1945 dhe tek vendi i quajtur “Gllama” ndërsa për varrin e tij nuk dihet asgjë.

Për veprat e tija të mëdha, jo vetëm familja por edhe Gjilani ndihet krenar duke marrë si shembull trimëritë e Hoxhës i cili shërbeu edhe mësues në shumë fshatra të Anamoravës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.