Gjilan – Sot paska ndërruar jetë një kushëri imi, dhe një nga atdhetarët e aktivistët më të sinqertë që kam njohur. Një burrë i urtë, profesor i nderuar, drejtor i respektuar, dhe familjar shumë dashamirë. Axha Jetullah Bislimi iku nga kjo botë, por puna e kontributi i tij, sidomos për lirinë e pavarësinë e Kosovës, duke mos iu nda asnjëherë angazhimit vetëmohues përmes Lidhjes Demokratike të Kosovës, mbetet shembull për të mirë ka shkruar Faton Bislimi.
Fjalë pak, por domethënës; një urtak që rrezatonte pozitivitet e optimizëm; axhës Jetullah i qoftë i lehtë dheu dhe e shpirti i tij pushoftë në parajsën e përjetshme.
Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e ngushtë të axhës Jetullah dhe gjithë familjes Bislimi!
Ata që e njohën, do ta kujtojnë gjithherë me respekt ka shkruar Faton Bislimi./rajonipress/