RCCOLA

24 vjet pa dëshmorin e Kombit, Ismajl Ismajli i cili ra në altarin e lirisë në fshatin Kopërrnicë

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Ismajl Ismajli ra në altarin e lirisë për tu mos u shuar kurrë, pikërisht me 11 maj të vitit 1999, në fshatin Kopërnicë të Komunës së Dardanës (Kamenicë). Dëshmori i kombit tërë jetën e tij – punoj e luftoi, se si ta shkatërron armikun serb. Gjaku i dëshmorit Ismajl Ismajli, sot është dritë e lirisë së Kosovës që aq shumë e deshti.

Ismajli për lirinë e popullit të tij dhe Kosovën nuk kurseu as jetën e tij, për të vetmin qëllim që populli dhe vendi i tij të jenë të lirë si të gjithë popujt e botës. Ismajl Ismajli gjatë tërë jetës së tij, paralajmëroi okupatorin se popull shqiptarë do të lufton gjerë në frymën e fundit për tokën e Kosovës, tokë të cilën Serbët me shekuj e kishin robëruar, vrarë e djegë çdo pëllëmbë të saj.

Dëshmori Ismajl Ismajli, ishte një luftëtar i rrallë, ai gjithmonë dallohej nga të tjerët, ai kishte një ideal të fortë për të luftuar. Për të nuk kishte asnjë pengesë që mund ta ndalte drejt idealit të tij.

Ismajl Ismajli, shpesh thoshte “Do të vije dita kur okupatori Serb do të largohet i mposhtur e i turpëruar nga trojet tona, sepse ky dhe i Kosovës nuk e duron nënshtrimin e gjakpirësve se këta gjakëpiresa e njohin vetëm flakën e barotit të popullit tanë”.

RCCOLA

Ismajli asnjëherë nuk ju tremb vdekjes, ai në momentet e tij të fundit të jetës së tij kishte një porosi për armikun Serb, “Unë sot po lindi për popullin tim, ndërsa ju do të vdisni përgjithmonë”.

Sot në këtë ditë të madhe, përvjetori për dëshmorin Ismajl Ismajli, i cili me lapidarin e tij në mes të fshatit Kopërrnicë bënë “roje”, për t’ju përkujtuar shumë brezave se kjo tokë është ujitur me gjakun e bijve më të mirë të kësaj toke . Sot emrin e kolosit të lirisë, Ismajl Ismajli me krenari e mbajnë rrugët e shkollat.

Fshati Kopërrnicë, Komuna e Kamenicës e shteti i Kosovës, duhet të jenë krenarë që në mesin e saj me shkronja të lirisë ka emrin e dëshmorit Ismajl Ismajli./rajonipress/