Fundamenti

“Çmendet”, Durrësi, nga 35 në 55 euro dhe më 1 qershor 85 euro për person

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ata që e frekuentojnë bregdetin shqiptarë i njohin mirë çmimet dhe e dijnë saktë që ka ngritje ekstreme të tyre. Qytetarët gjilanas thonë se Durrësi është tepër i shtrenjtë sepse nga 35 euro sa ishte për person nata në prill e maj 55 euro, pritet të rritet në 85 euro më 1 qershor. Qytetarët gjilanas janë të zhgënjyer me ngritjen ekstreme të çmimeve brenda dhjetë ditëve të fundit.

Turizmin në Shqipëri e në veçanti frekuentimin në bregdetin shqiptarë mund ta dëmtojnë vetëm banorët vendës me sjelljet e tyre dhe pronarët e Hoteleve bashkë me disa agjenci turistike që në fokus e kanë vetëm plaçkën e qytetareve dhe assesi krijimin e kushteve apo vendosjen e tyre nëpër hotelet shqiptare.

Qytetarët gjilanas janë të zhgënjyer me ngritjen ekstreme të çmimeve brenda dhjetë ditëve të fundit.

Murseli një gjilanas thotë se ka qenë dy herë vetëm në prill – maj dhe e ka vërejtur se çmimet janë ngritur në mënyrë ekstreme.”Unë isha në prill, në një nga Hotelet e mira që kushtonte 35 euro për person, pastaj shkova më 11 maj dhe i njëjti Hotel tani kushtonte 55 euro për person, që i bije 110 euro dhoma dhe kur e pyeta se çfarë çmimi është më 1 qershor më thanë 170 euro dhoma. Vërtet kjo është çmenduri sepse Durrësi nuk i ka ato kushte e standarde për këtë çmim” mendon Murseli.

Hidromorava

Nazmiu një frekuentues i rregullt i bregdetit thotë se Shqipëria duhet të ofrojë çmime të arsyeshme dhe reale për kosovarët.”Nëse një natë kushton më shumë se 70 euro për një qift është normale, por nëse shkon në 170 euro është ekstrem i lartë. Unë isha në Shëngjin para dy javësh dhe isha në një Hotel që kushtonte 80 euro për qift ndërkohë që asgjë risi nuk kishte me përjashtim të dhomës” u shpreh Nazmiu.

Shumë gjilanas planifikojnë që edhe sivjet të shkojnë në Shëngjin më tepër për shkak se është më afër dhe çmimet janë më të arsyeshme, por edhe Shëngjini ka nisur ta ndjek rrugën e Durrësit.

Ramizi një gjilanas thotë se në Shëngjin shkon shpesh. “Shëngjini ishte fshat në fillim, por u zhvillua shpejt, ama ata duhet t`i ruajnë kosovarët si sytë e ballit sepse nëse e humbin besimin do të ishte bumerang për ta” tha Ramizi./rajonipress/