Fundamenti

Nuk ika se nuk ika

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Poezi nga Demush Mehmeti

I dashuri trolli im i bekuar siç të dashta pse s’të dua
Çka më gjeti
Kush po të vret në mua

Këtë që them quane siç doni ta quni
Çka të doni thuani
Flas për mua
Ndihem ashtu siç nuk dua

Në mes zjarrit qëndrova nuk të braktisa
Nuk ika se nuk ika
Çka më gjeti
Bota në sy më mbeti

FUNDI PSE TË MË SHQETËSON

I patrembur gjithë botën mundëm ta shikoj në sy
Vetën time pak më ngadal
Nuk jam mëkatari
Njeri jam
Ndoshta jo dhe krejt i pafaj

Fundi i pandalshë pse të më shqetëson
Pse ti frikësohem
Kur i pafundshëm nuk jam

ARKATANA

Njof fundin jo dhe vdekshmërinë
Prandaj jetoj
Do jetoj

SHPIRTI DHEM

Kur që në fetus vetvritët dhe abortohet idealizma
E matershmja na mbetët barrë
Koha lehonë rrëshqet në të vjellurën e vet
Ardhmëria bëhet mjegullnajë

Kurë lulëzonë vetëknaqësi e injorantit
Dashuria duket çmenduri
Dituria kotësi
Çakërdisën të purputat mendime
Marrëzia tokën rëndon

Kur dora ligë zgjatët dritën mbulon
Errësirs pllakod
Gjuhë e zgjatur yjet lëpinë
Nuk ke kujt të ja qash një pikë halli
Zemra përndizet
Shpirti dhem

Një ditë e liga vet do ze n’thua
I ligu malin merr
Ikën rrugës së tij errësirë pa fanar !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.