Fundamenti

Romanet e Muharrem Elezit

/ 5 minuta lexim
GRANDEMALL

Nga Met Rexhepi – Tashmë dihet: përurimi i një libri të ri, sikurse ky i sotmi, është një akt solemn. Në përurime nuk praktikohen analiza e sinteza të gjithanshme për librin. Në rastin e përurimit të librit, romanit më të ri, titulluar ENGJËLLI i Muharrem Elezit, jemi ne, lexuesit, që përmes këtij akti të përurimit, i shprehim tumirje prozatorit tonë për dalje në dritë nga kthesat e labirinteve të imagjinatës letrare-artistike e këtij prodhimi letrar. Pa dyshim është një përkushtim i lodhshëm, shtigjeve të imagjinatës së rrëshqitshme për ta ndërtuar një realitet letrar artistikisht të bindshëm.

Të nderuar artdashës!
Tashmë dihet: përurimi i një libri të ri, sikurse ky i sotmi, është një akt solemn. Në përurime nuk praktikohen analiza e sinteza të gjithanshme për librin. Në rastin e përurimit të librit, romanit më të ri, titulluar ENGJËLLI i Muharrem Elezit, jemi ne, lexuesit, që përmes këtij akti të përurimit, i shprehim tumirje prozatorit tonë për dalje në dritë nga kthesat e labirinteve të imagjinatës letrare-artistike e këtij prodhimi letrar. Pa dyshim është një përkushtim i lodhshëm, shtigjeve të imagjinatës së rrëshqitshme për ta ndërtuar një realitet letrar artistikisht të bindshëm.

Më ndjesën time për durimin tuaj: nuk kam qasje të drejtpërdrejtë përkitazi këtij prodhimi letrar, ngase sapo ka dalë nga shtypshkronja. Mirëpo, mund të pohoj diçka në mënyrë të përgjithësuar për librat e mëparshëm të kësaj tipologjie letrare të shkrimtarit Muharrem Elezi. Ky shkrimtar është befasues. Përse më duhet të pohoj kështu? Për disa arsye: arsyeja jashtë letrare se ky autor nuk i përkiste sferës së profesionit të letërsisë, ngaqë autori ishte përgatitur mësimdhënës kimie. Pra i përkiste sferës së dijeve për natyrën. Si i tillë Muharrem Elezi nuk është rast i vetmuar, sui generis, që i qaset një pasioni tjetër soj. Njëri nga shkrimtarët e frytshëm e cilësor, që e ngriti prozën shqiptare në nivel të lartë, pos Kadaresë, është Fatos Kongoli. Kongoli i përkiste përgatitjes profesionale jashtë letrare, ishte mësimdhënës matematike. Pasioni për artin e të shkruarit i tejkalon suazat e ngushta profesionale.

Befasia e dytë në pikëpamje letrare e shkrimtarit Muharrem Elezi është paraqitja e tij në fushën e gjerë të prozës, madje në gjininë e zorshme të romanit, duke mos e parë të jetë paraqitur më herët në letrat shqipe; por përnjëherësh na del me një seri romanesh të tipologjisë së romaneve a la Balzak! Kjo rrethanë kësisoj është befasuese për ne, që i kemi ndjekur hapat e ngadalshme të prozatorëve tanë të deritashëm. Është befasues ndërmarrja e guximshme dhe mëtimi me një siguri të paluhatshme të këtij autori, për ti hyrë shtjellimit artistik të fateve njerëzore në mjediset e vlimit të jetës sonë bashkëkohore. Andaj, ky prozator i paparalajmëruar, sikurse jemi mësuar tua shohim shkrimet e shkëputura nëpër gazeta e revista letrare shkrimtarëve tashmë të njohur, si Nazmi Rrahmani, Ibrahim Kadriu e ndonjë tjetër; hap hulli dhe kultivon prozën e gjatë të romanit tradicional, që kishte vendosur një traditë në letërsinë shqiptare, që nga Haki Stërmilli, Foqion Postoli, e të tjerë.

ARKATANA

Më kishte lënë përshtypje romani para këtij të tashmit E ARRATISURA. Muharrem Elezi në këtë roman, si dhe në tjetrin para këtij ZYLA, ia kishte dalë ta trajtonte fatin e nëpërkëmbur të femrës shqiptare. Te romani E ARRATISURA personazhi i femrës arrin ti thyejë konceptet e vartësisë nga duart dhe mendësia e robit, ti çajë rrethanat e mbylljes dhe, ta vërë në veprim vetëmohimin për gjetjen e rrugëtimit, sipas vullnetit e vet-zgjidhjes dhe zgjedhjen e lirisë së vet.

Lënda e romanit arriti t`i zbërthejë pleksjet e temës qendrore me kushtëzimet anësore motivuese, si dhe reflektimet e kontekstit politik, përmes reflekseve të një fiziologjie funksionale ideore-estetike-etike dhe artistike; gjithnjë duke i përfillur parimet e shkrimit artistik të prozës si sferë artistike, pa u ngufatur nga publicistika e kundrimet thjesht sociologjike të motivimeve artistike.

Shkrimtari Muharrem Elezi nuk i përket kategorisë së shkrimtarëve e të stilistëve eksperimentues. Ai është i drejtpërdrejtë dhe hyn vetëm në ato shtigje shpirtërore ku mund ta qesë hapin dhe të arrijë shtjellimin, ku mund të dalë i qartë, pa u zhytur në shtresë-kuptimësi të ndërlikuar. Kështu, ky shkrimtar vazhdon me besnikëri prirjen për kultivimin e romanit tradicional, pa e çarë kokën për teoritë e reja për romanin, apo për risitë stilistike, ideore, metaforike-simbolike të prozës moderne dhe, në post modernitetin e romanit bashkëkohor.

Nga kjo përmbyllje diskursi, vërehet se vëmendja e kritikës për romanet e Muharrem Elezit është e mangët. Ndoshta në një të ardhme të afërt, kësaj prodhimtarie të vëllimshme romanesh, do t`i kthehet përqendrimi i kritikës sonë letrare?
Përgëzime të sinqerta për autorin!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.