Fundamenti

Nuk harrohet dot ploja e Gjylekreshtës së vitit 1999…

/ 10 minuta lexim
KKVITI

Gjylekreshtë – Ploja e fshati Gjylektreshtë apo ploja e vdekjes, siç e kanë quajtur këtë “fat” tragjik të fshati në fjalë, jo vetëm që nuk do të harrohet, por, kjo që ka ndodhur në luftën e fundit, më 15 prill 1999, nuk do të harrohet në asnjë mënyrë për jetë të jetë. E ka pësuar keq e rëndë fshati Gjylektreshtë, njëri nga fshatrat më të mëdha në komunën e Vitisë.

Kur erdhi lufta, qytetarët e Gjylektreshtës nuk e morën këtë “gjendje” aq të frikësuar, për faktin se nuk kishin bërë asgjë të keqe në jetë. Por, kur afroheshin ditët dhe kur dëgjonin se ushtria kriminele serbe po vranë, masakron e po torturon njerëz të pafajshëm, sikur i madh e i vogël u hyri lepuri në bark dhe filluan të kenë frikë e droje.

E kotë ishte marrëveshja e qytetarëve të Gjylektreshtës e arritur më 14 prill të vitit 1999 në mes pushtuesit barbar serb dhe qytetarëve të këtij lokaliteti. Kjo marrëveshjet u shkelë dhe nuk dha rezultate të pritura. Por, shkau asnjëherë nuk e ka mbajtur fjalën. Nuk e mbajti edhe kësaj here për qytetarët e Gjylekreshtës, të cilët, paramilitarët vijnë për të dytën herë në fshat dhe kanë shtie me armë zjarri për ta frikësuar popullatën e këtij fshati. Krismat ishin të çdo kalibri dhe nga çdo anë e këtij fshati. Mandej, ata shtinë edhe në njerëz.

Dhe, si pasojë e këtyre krismave, erdhi bilanci tragjik. Ata vranë gjashtë vetë dhe trembëdhjetë të plagosur. I vranë pa asnjë dëshmi këta qytetarë të këtij fshati: Hatixhe Mustafa, e lindur më 1951 dhe Nazmi Pajazitin i lindur më 1946. Mandej, janë vrarë nga forcat e errëta kriminele serbe: Shkurte Sadiku (fëmijë 9-vjeçar), Malësore Sadiku (fëmijë 4-vjeçar), Selami Ismajli dhe Mehmet Ismajli po të këtij fshati. Në këtë plotë të barbarisë serbe, dy kufoma apo trupa të pajetë i kanë djegur në një plevicë, të cilët paramilitarët serbë ia vejnë zjarrin.

Por, Gjylekreshta nuk shpëton lehtë. Paramilitarët e egërsuar i djegin edhe disa shtëpi të këtij lokaliteti. Por, më vonë, qytetarët e kanë identifikuar pjesëmarrësin e krimeve të bëra në fshatin e tyre. Ai, siç mësohet nga ata, ai është një paramilitarë serb nga fshati Zhegër. Emri i njohur jo vetëm për qytetarët e këtij lokaliteti. Pra, ishte vërtet një plotë e rëndë mbi popullatën e pafajshme shqiptare, e cila, duke parë zullumin e keq të ushtrisë paramilitare serbe, ajo u largua nga vatrat e tyre stërgjyshore dhe u vendos në Stubëll të Poshtme. Jo vetëm kaq.

Trembëdhjetë fshatarë të plagosur të këtij fshati janë vendosur në shtëpinë e Jetish Abazit nga Stublla e Poshtme. Djali i Jetishit, Ekremi, atë kohë ishte aktivist i dalluar i LDK-së.

Ai ka dhënë kontribut të madh në ndihmë popullatës së këtushme, i cili solli mjekë e njerëz për t’i shëruar të plagosur e të tjerë. Vlen t`i përmendim mjekët që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të shumë njerëzve, si janë: Rahim Avdiu nga Gjylektreshta, Jashar Ramadani nga Zhegra, vëlla i Agim Ramadanit dhe Sadik Rashiti po nga fshati Gjylekreshtë.

Ndihmë kanë dhënë edhe tjerë të rinj, si Rrustem Bekteshi nga Zhegra, Fazli Ramadani – teknik në pension, Arzie Shabani motër medicionale si dhe vajza e mjekut Rahim e ndonjë tjetër. Të plagosur janë shëruar falë ndihmës së këtyre mjekëve vullnetarë. Dhe, nga kjo plojë e vdekjes, e cila nisi me dhunë të paparë nga forcat e errëta serbe, qytetarët e Remnikut të Hasan Alisë janë dalë në mal. Ishin të frikësuar se mos po u ndodhë ndonjë e keqe si në Gjylekreshtë e Llashticë, ku më 13 pril (1999), paramilitarët serbë kanë vrarë pesë vetë.

Ndërsa në qendër të fshatit Gjylektreshët zihen peng shumë njerëz. Këta pësojnë keq. Keq pësuan edhe disa qytetarë të fshatit Nasalë, të cilët u gjenden këtu tek të afërmit e tyre. Këta qytetarë nasalas merren me dhunë nga paramilitarët serbë. I vendosin në një motokultivator. I drejtojnë rrugës kah Budriga shqiptare Në rrugën nasalasit i rrahin rëndë. Kur vijnë te varret e Budrigës, paramilitarët i marrin këta qytetarë dhe i rrahin një nga një. Disa herë deshën t’i vrasin, por fati deshi i lirojnë gjallë, por me frymë si të “vdekur. I bëjnë gjithë të përgjakur nga rrahjet. Të rrahur ishin haxhi Raif Emini, i cili para pak ditësh ka vdekur, Emin Emini, Raqip Emini, Afrim Emini, Driton Selimi, Rexhep Selimi, Blerim Emini etj. S’di si janë kthyer në Gjylektreshtë. Mezi i kanë shpëtuar vdekjes. Aty është luajtur kjo lojë e vdekjes. Një lojë e kriminelëve serbë, të cilët deshën t’i largojnë krejt popullatën e këtij lokaliteti.

Mobi Casa

Po në këtë datë, 15 prill 1999, nga shtëpitë e tyre zhvendosen edhe banorët e Zhitisë e të Ballancës, Cërnicës, Radivojcit etj. Një dëshmitar i kësaj ploje ka shtuar se, kur në fshat hyn disa paramilitarë serbë, popullata e ndjeu vetën keq e rëndë. Në lagjen e Gjylekreshtës, që janë në hyrje të fshatit, bastisen, keqtrajtohen e plaçkiten familjet mbi dy orë. Thonë, pasi e kanë kryer punën e tyre, ata duke shtie me armë e duke kërcnuar e bërtitur e çjerrur, vazhduan rrugën duke u ngjitur kah qendra e fshatit në fjalë. Gjatë këtyre të shtënave, në ikje e sipër vranë dy veta. Vrasësit deshën t’i mbulojnë gjurmët e krimit barbar. Mirëpo, gjurmët nuk fshihen dot.

Qytetarët, të frikësuar tejmase, ata hynë në një plevicë për tu strehuar nga kriminelët serbë. Ata i gjetën dhe plevicës ia vejnë zjarrin duke i djegur dy të rinj. Kufomat e tyre pas pak kohësh janë gjetur të djegura e të karbonizuara tërësisht. Rrëmuja dhe tmerri nuk kishin kufi. Këta që vepruan barbarisht tentuan të maskoheshin. Por, ja, njëri nga këta kriminelët ishte i njohur me nofkën “truba” nga Kllokoti. Thonë se ky kriminel, para lufte ka punuar si mësimdhënës, bile kishte dhënë mësim edhe në paralelet shqipe. Një thonë ka qene nga fshati Novosellë etj.

Kur ikën banorët e Gjylekreshtën në mal, koha mbante ftoftë. Në male, aty afër fshatit, banorët e Gjylekreshtës qëndruan dy javë pa bukë, pa ujë, sepse uji që gjetën, brenda dy dite pati shterruar. Mësojmë nga qytetarët që kanë pësuar në këtë kohë se, pas dy jave, me vetënisiativë, ata kthehen nëpër shtëpitë e tyre. Edhe pas kthimit, kriminelët nuk i linin te qetë, sepse shpesh i vizitonin duke u kërkuar fshatarëve para, edhe atë shuma ta majme për t’mos u larguar nga vendbanimet e tyre.

Disa fshatarë nuk mundën ta përballojnë këtë gjendje dhe filluan të ikin nga shtëpitë e tyre. Ata që mbetën në fshat, përheherë ishin me frikë e droje se barbarët do ti vizitojnë dhe do t’i maltretojnë keq. Në këtë “lojë” të luftës ishin të kyçur dhe serbët vendorë. Po këtë ditë, më 15 prill 1999, janë zhvendosur edhe banorët e Zhitisë e Malishevës.
Ishte mëngjes. Shumë makina ushtarake e kriminele erdhën në Zhiti, por ia kishin mësyer Zhegocit. Ajte u ishte caku. Me dhjetëra pizgauerë ishin nisur në këtë vend. Në mbrëmje erdhi lajmi se në Zhegoc i kanë vrarë disa vetë. Me dhunë, paramilitarë serbë i detyruan banorët e Zhitisë e Radivojcit, që ishin vendosur pak ditë më parë këtu, i detyruan të largohen me dhunë nga forcat serbe. U vendosen në Pozharan.

Por, në kohën kur konvoji i qytetarëve ishte dalë në rrugë, paramilitarë serbë i plaçkitin në hyrje të Kllokotit. Nuk kaloi familje pa u plaçkitur nga tre paramilitarë të maskuar. Këta ishin serbë, që u ndihmonin forcave të errëta për ti frikësuar e për t’ju grabitur gjërat me vlerë. Gati çdo makinë, traktorë me familjarë janë plaçkitur nga paramilitarë serbë. Në këtë konvojë ishte edhe autori i këtyre radhëve. Lajmet vinin se në çdo mes po bëhej
dhunë nga ushtria çetnike serbe. Vrasje, djegie, shkatërrime pati në shumë mese, por më së shumti ishin në fshatrat Gjylektreshtë, Smirë, Trestenik, Vërban e në disa fshatra të komunë së Gjilanit, si në Llashticë, Zhegër, Lladovë, Nasalë etj.

Këto skena i shihnim nga Zhitia, kur gjendeshim në rrugë pa kthim. Shtëpitë e Gjylekreshtës digjeshin. Shihej lart tymi i zjarrit. Na s’kishim mundësi të bëjmë asgjë. Secili interesohej si se të shpëtojë. Ushtarakët serbë shetisnin rrugës dhe qeshnin me ne. I mbanin armët gati.

Në qindra e më tepër qerre gjendeshim njerëz të strukur e pa “gojë”. Askush z’bënte zë. Rrinin të gjallë si të “vdekur”. Na kthyen në Kllokot për të vazhduar rrugën për në Pozharan. Po, sa u vendosëm ne, pas një kohe, arriti konvoji i njerëzve të Malishevës e të Devajës. U bë fshati Pozharan me dhjetëra mijëra njerëz.

Ishte mbrëmje. Lajmet vinin në këtë kohë. Thanë se, tre vetë janë vrarë në Terstenik: Sabri Salihu, Ruzhdi Nuredin dhe Nazife Hajdari. Në këtë vrasje ishin të përfshirë disa nga serbët lokalë, madje edhe inkasanti i rrymës për këtë fshat. Në fshatin e Ri u vra Rrustem Zeqiri. Në fshatin Lubishtë janë masakruar tre vetë: Muhamet Muharremi, Xhemajl Ademi, Mustafë Shema si dhe është vrarë Beqir Nura. Ndërsa plagosen këta qytetarë: Shukri Hajdari e Blerim Hetemi. Por, të zhdukur janë këta njerëz: Saqip Hoxha nga fshati Sllatinë e Epërme, Daut Zenuni nga Kabashsi, Zylfi Agushi nga Smira dhe Sulbie Metushi nga Lubishta.

Kllokoti, gjatë tërë kohës së luftës së bombardimeve të NATO-s, këtu ishin të vendosur hordhitë serbe, të cilat në udhëkryq e këtij fshati maltretonin banorët e fshatrave të komunës së Gjilanit e të Vitisë, si Petrocin, Llashticës së Gjilanit e fshatrat Zhiti të Vitisë. Këtyre njerëzve u morën shuma parash, stoli ari e sende të tjera me vlerë. /tefik selimi/rajonipress/