Fundamenti

Papërgjegjësia Komunale ndaj banorëve të qytetit!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në rrugën “Halim Aga”, lumi Stanishorka nuk është më thjesht një rrjedhë uji, por është shndërruar në një rrezik të heshtur që çdo ditë u afrohet më shumë banorëve përreth. Pas vërshimeve të fundit që përfshinë qytetin tonë, tash e më shumë se një muaj, ky segment ndodhet në një gjendje alarmante, dheu është gërryer thellë, baza është dëmtuar rëndë dhe asfalti po humb qëndrueshmërinë, duke rrezikuar shembjen dhe duke cenuar drejtpërdrejt shtëpitë e qytetarëve ka shkruar Ujmir Krasniqi.

Postimi i plotë:

Pavarësisht kësaj situate tejet shqetësuese, Komuna ka zgjedhur heshtjen si përgjigje. Asnjë dalje në terren, asnjë vlerësim profesional dhe asnjë veprim konkret për të parandaluar një pasojë që nesër mund të jetë e pariparueshme.

Hidromorava

Kjo mos përgjegjësi institucionale po e kthen një problem të njohur në një kërcënim real për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Ironia është edhe më e madhe kur dihet se lumi Stanishorka është pjesë e planeve rregulluese, por këto plane kanë mbetur vetëm në letra. Në terren, puna është lënë në gjysmë dhe gjendja po përkeqësohet çdo ditë. Një problem i injoruar sot është një fatkeqësi e paralajmëruar nesër. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.