HW

Një vepër e rëndësishme për studimin e elementeve bazë të gazetarisë

/ 6 minuta lexim
HW

Gjilan – Autori Kurtesh Devaja, publicist e shkrimtar, duke studiuar në Universitetin e Shkupit, ai pak më vonë i është rrekur profesionit te gazetarisë, ku në vitet 1970/73 punoi si gazetar i rregullt në gazetën “Flaka e vëllazërimit”, në Shkup. Dhe, pas kësaj kohe, ky autori nuk është ndalur së punuari në këtë profesion të denjtë të jetës, të cilin e ka dashur dhe e ka ushtruar me shpirt e me profesionalizëm. Shih për këtë, përvoja e gjatë e tij si gazetar ia bëri të mundur që në këtë fushë të kësaj dije të botojë një vepër, e cila është e rrallë e këtij lloji të jetës së informimit.

S’ka me fuqinë e fjalës! Fjala është e ëmbël, po është edhe e rëndë. Një fjalë e mirë, i shëron shumë frymorë – njerëz. Por, një fjalë e rëndë, e ndryshon “gjendjen” e njeriut. E bën me dhimbje, madje edhe të vuajë keq. Njeriu duhet të ruhet prej fjalës së keqe, sepse, ajo bëhet shkas i pasojave tek njerëzit. Fjala është ari, kur qëllohet dhe kur ajo zë vend. Këtu është fuqia e saj madhështore!

Prandaj, njeriu, fjalën e ka shndërruar në “kodin” e të shkruarit. Pra, ajo bëhet lajm, raport, reportazh apo formë tjetër e zhanrit të gazetarisë. Kjo “formë” e shndërrimit të fjalës në lajm ditor, merr dhenë. Bëhet informacion për botën, njerëzit. Pushton çdo gjë në jetë.

Edhe Schegel, një dijetar i jetës publike, në një vend, ka shtuar: “Forca e vërtetë e lëvizjes në këtë mbretëri të padukshme të mendimit e në këtë bashkim intelektual që rrjedh nga të gjitha shekujt e që edhe zgjerohet nga një komb në tjetrin, është fuqia e fjalës”. Këtu është kulmorja e fjalës.

Andaj, para do dite, Kurtesh Devaja, gazetar, publicist dhe shkrimtar, tash me banim në Prishtinë, ka botuar veprën të zhanrit publicistik me titull: “Elementet bazë të gazetarisë”. Një vepër shumë e rëndësishme për nevojat e mësimit të elementeve ta para të gazetarisë. Siç dihet, kjo fushë e dijes informative, është mjaft e hershme.

Autori K. Devaja, publicist e shkrimtar, duke studiuar në Universitetin e Shkupit, ai pak më vonë i është rrekur profesionit te gazetarisë, ku në vitet 1970/73 punoi si gazetar i rregullt në gazetën “Flaka e vëllazërimt”, në Shkup. Dhe, pas kësaj kohe, ky autori nuk është ndalur së punuari në këtë profesion të denjtë të jetës, të cilin e ka dashur dhe e ka ushtruar me shpirt e me profesionalizëm. Shih për këtë, përvoja e gjatë e tij si gazetar ia bëri të mundur që në këtë fushë të kësaj dije të botojë një vepër, e cila është e rrallë e këtij lloji të jetës së informimit.

Në parathënien e kësaj vepre, autori, pos tjerash, ka shtuar se, “Gazetaria është njëra ndër veprimtaritë e vjetra të njerëzimit, qëllimi i së cilës është formimi i opinionit publik, përkatësisht njoha e bashkësisë shoqërore me të dhënat dhe ngjarjet në një gjuhë të përbashkët”(f.9). Prandaj, kjo fushë e dijes lindi si nevojë e domosdoshme e njeriut, i cili shërben që të komunikojë në mes vete, për faktin se, vetëm në këtë mënyrë, njerëzit janë më përafër njëri –tjetrit me realitetin e jetës.

HW

Kjo është forma e relaksimit të njeriut nëpërmes informimit për jetën, artin, kulturën, sportin, ekonominë, zhvillimet kibernetike më të reja etj., etj., formë kjo shumë joshëse, pr edhe shumë e ndërlikuar e krijimtarisë e kësaj fushe të dijes. Në të njëjtën kohë, gazetaria është edhe një përgjegjësi e autorit të ushtruar, i cili, në çdo moment e vend duhet ta respektojë kodin etik të kësaj fushe të dijes.

Vepra në fjalë e Kurtesh Devajës, publicist dhe shkrimtar, ngërthen në vete disa kaptina që flet për elementet bazë të gazetarisë sonë.

Në pjesën e parë të kësaj vepre publicistike, autori ka filluar me temën: Aspekte historike
të gazetarisë, mandej vijon me tema tjetra, si: Parahistoria e shtypit”, Zhvillimi historik i organizetarisë e veprimtarisë gazetare, Fazat themelore të zhvillimit të shtypit në botë, Parimet e gazetarisë, Vlerat e përgjithshme editorialel, Parimet e veçanta, Stili gazetaresk, Gazetaria propagandistike, Publicistika, Shprehjet elementare të gazetarisë, Roli dhe detyra e gazetarit, Format e shprehjes gazetareske, Format e monologut gazetaresk, Lajmi, Raporti, Vështrimi – kronika e ilustruar, Analiza, Shënimi, Vështrimi, Kritika, Artikulli, Eseja, Fejtoni, Bashkëbisedimi (interaktiv), Intervista me panelistë, Biseda – dialogu, Polemika, Përgënjeshtrimi, Anketa, Reportazhi, Skica, Përgaditja e shënimit, Llojet e përpunimit të punimeve gazetareske, Redaktura – editimi, Lektura, Korrektura, Gazetaria dhe opinioni publik, Informatika, Opinioni publik, Komunikimi, Emisionet kontaktuese, Autocenzura etj.

Ne pjesën e dytë, autori i veprës në fjalë, K. Devaja, veprën e ka ndarë në këto nëntituj, si janë: Organizimi i gazetave – mediave të shkruara, Përgatitja e teksteve, Mediat elektronike, Të shkruarit në radio, Puna e gazetarëve, Korrespondenti, Zhanre në radio, Kronika, Intervista, Deklarata, , Gazetaria e angazhuar, Zhvillimi historik i televizionit, Moderimi – drejtimi, Moderatori, Gazetaria në epokën e internetit, Gazetaria partiake, Gazetaria ushtarake, Shtypi i modernizimit, Gazetaria hulumtuese etj.

Në pjesën e tretë dhe të fundit të kësaj vepre, autori ka trajtuar normat etike të gazetarisë. Këtu, sipas tij, janë normat e gazetarisë bashkëkohore, si: Kodeksi etik, Ligji mbi informimin, Rregullimi ligjor i gazetarisë, E drejta e autorit, Censura, Shoqatat e gazetarëve etj.

Pra, vepra e Kurtesh Devajës, autori, ngërthen në vete një “bagazh” dijesh lidhur me elementet bazë të gazetarisë së sotme. Prandaj, autori i 10 veprave të ndryshme publicistike e shkencore, Kurtesh Devaja, edhe kësaj here po tregon se është njohës i mirë i kësaj fushe të dijes, i cili, këtë “zeje” të jetës informative e ka ushtruar e po e ushtron edhe sot me një profesionalizëm të veçantë prej studiuesi e eksperti të zellshëm të jetës së gazetarisë. Vepra ka 330 faqe tekst./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.