Uji Dea

Bjeshkë përballë stuhish

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

(Këto vargje i kushtohen z. Adem Demaçi, që i dha gjithçka Atdheut, e prej tij mori vetëm një copë tokë për varr.)

Shtatshkurtër,
por me gjurmë hapi kudo.
Frikën nuk e mbaje barrë së koti.
Atyre që mendonin se ua kishe zënë diellin,
në sy ua thoshe: ja ku jam.

Kosova është djep i të parëve të mi.
Do ta mbroje qoftë edhe me thonj,
ashtu siç i mbron shqiponja zogjtë e saj.

Me guxim u përballje
me çakallë e dobiçë,
të lindur në stepat e Azisë.

I dashur e i butë
ndaj të njerëzishmëve
e punëtorëve;
i ashpër dhe i pamëshirshëm ndaj atyre
që preknin djersën e popullit të shkërmoqur
nga plagët e pushtimeve në çdo stinë.

Eco Higjiena

Në djalëri e në pleqëri ishe
dhe mbete vetvetja.
Atë që e ndjeje në shpirt
e nxirrje nga goja
kurrë hipokrit.

Ballafaques e guximtar ndaj armiqve,
mirënjohës ndaj miqve.

Njëzet e tetë vjet
ngujuar në qeli,
por gjithnjë
me hapin e luanit.

Bjeshkë ndaj sulmeve e shpifjeve
që pillnin
të shiturit
e gojëkëqijtë.
Kur zagarët të lehnin prapa,
ti vazhdoje rrugën,
duke thënë:
detyrë e kanë.
Gjithmonë ecje
me ballin lart, e krenar.
Shpesh thoshe: me vdekjen s’kam
kontratë, kur të dojë, le të më marrë.
Jetove pa u ankuar
dhe pa kërkuar lëmoshë.
Vdiqe pa gjëmë,
ashtu siç vdesin
luftëtarët e lirisë
në beteja.
Gjatë gjithë jetës, urë e Atdheut!
Arif Ejupi

Gjenevë, 26 shkurt 2026

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.