United Hospital

“PLISI”: Një homazh për identitetin dhe rezistencën shqiptare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arben Kurteshi – Në botën e letërsisë bashkëkohore, romani “PLISI” vjen si një monument letrar kushtuar qëndresës, sakrificës dhe ruajtjes së simboleve kombëtare. Përmes një rrëfimi sa emocional aq edhe autentik, vepra synon të nderojë të kaluarën e lavdishme dhe të përcjellë me dinjitet vlerat tona kulturore drejt së ardhmes.

Në qendër të romanit është Plisi, i cili trajtohet si një “monument i gjallë” që përfaqëson shpirtin e pathyeshëm paqësor shqiptar. Historia nis në fundin e viteve të 80-ta, me fatin tragjik të mjeshtrit të plisave, Shabanit, i cili arrestohet dhe humb jetën në burg për shkak të zanatit të tij, që konsiderohej akt nxitës. Ky rrugëtim i rezistencës vazhdon me të birin, Ilirin, personazhin kryesor, i cili mes dhimbjes dhe krenarisë, e shndërron trashëgiminë e të atit në një akt të lartë qëndrese të fshehtë.

Një shtyllë e rëndësishme e veprës është lartësimi i figurës së gruas shqiptare. Përmes personazheve si Sadija, motra e Ilirit, nënvizohet kontributi i pazëvendësueshëm i grave në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu, figura e nënës në roman mishëron stoicizmin dhe edukimin me frymë atdhetare, që u bënë kthesa e madhe drejt lirisë.

United Hospital

Romani zhvendoset edhe në Zvicër, ku Iliri, pas një tradhtie, detyrohet të emigrojë. Përmes syve të tij, lexuesi njihet me sfidat e mërgatës sonë të lavdishme, mallin për atdheun dhe disiplinën për të ndërtuar një jetë të re pa harruar rrënjët. Njëkohësisht, vepra shërben si një shenjë mirënjohjeje për popullin zviceran për mbështetjen e dhënë në kohërat tona më të vështira.

“PLISI”, megjithëse një fiksion letrar, mbetet i rrënjosur thellë në ngjarje reale, duke i dhënë një peshë autentike që prek çdo lexues. Vlera e tij tashmë ka kaluar kufijtë gjuhësorë, duke u përkthyer në anglisht dhe gjermanisht.

Përfshirja e mundshme e romanit në programet e shtëpive botuese prestigjioze në Zvicër për lexuesit gjermanofonë do të shënonte një arritje të madhe për letërsinë shqipe. Romani Plisi mund të shërbej si një ambasador kulturor, duke u dhënë mundësinë mijëra lexuesve të huaj të njihen me historinë, përpjekjet dhe triumfin e popullit tonë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.