FITORJA

Një tjetër paraqitje e Kristjan Asllanit me Interin, Inzaghi: Po kritikohet, por po punon shumë!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Skuadra e Interit arriti fitore minimale 0:1 ndaj Sparta Pragës në ndeshjen e parafundit të fazës tabelore në UEFA Champions League.

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Kristjan Asllani zhvilloi një tjetër ndeshje nga minuta e parë me fanellën e klubit italian, shkruan Indeksonline

Pas ndeshjes, trajneri Inzaghi foli për lojtarin “kuqezi” dhe tha se ai po punon shumë edhe pse po kritikohet.

“Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord. Asllani po bën gjëra të mëdha, është e qartë se ai e ka Calhanoglun përpara dhe ne të gjithë e njohim. Por ai po punon shumë mirë, është gjithmonë gati.

FITORJA

“Të gjithëve u ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë, luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem. Eshtë gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij.

“Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh tek unë dhe klubi, ne po llogarisim shumë tek Asllani”, tha trajneri italian për mesfushorin shqiptar

Kujtojmë që skuadra e Interit ka grumbulluar 16 pikë në Champions League dhe gjendet në pozitën e 4-të./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.