UBT

Uzuni shënon gol në barazimin e Granadas

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Granada ka luajtur baras me rezultat 2-2 ndaj Malagas në kuadër të xhiros së gjashtë në La Liga 2.

Futbollisti shqiptar, Myrto Uzuni ka qenë protagonist në këtë ndeshje duke realizuar gol, shkruan Gazeta Express.

Sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi golin e dytë të ekipës së tij.

ARKATANA

Uzuni ka dy gola në pesë ndeshje këtë sezon, teksa kjo ishte ndeshja e dytë me radhë që po realizon ai.

Granada pas këtij barazimi ndodhet në vendin e 12-të me gjashtë pikë./Gazeta Express