Mobi Casa

Një skuadër që luan në Champions League e kërkon Kristjan Asllanin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kristjan Asllani nuk do të mund të luajë titullar fiks te Interi për sa kohë në radhët e këtij klubi gjendet Hakan Çalhanollu dhe kjo duket se po shtyn shumë skuadra të tjera të tentojnë afrimin e mesfushorit shqiptar.

Një prej tyre, raportohet se është Bologna, e cila kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit ku do të tentojë t’i afrohet përsëri zonës së Ligës së Kampioneve, në të cilën po luan në këtë edicion.

GRANDEMALL

Gazeta e qytetit të Bolognes, ”il Resto Del Carlino”, ka bërë të ditur se klubi ka piketuar Asllanin si një prej përforcimeve për pjesën e dytë të sezonit. Kuptohet, që lojtarit i ofrohet mundësia që të luajë titullar në radhët e kësaj skuadre.

Por edhe te Bologna janë të ndërgjegjshëm se do të jetë e vështirë të shkëputet mesfushori shqiptar nga klubi ku ai mbetet një alternativë e rëndësishme për trajnerin Inzagi në luftën drejt mbrojtjes së titullit dhe një ecurie të suksesshme në Ligën e Kampioneve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.