ARKATANA

Nis procedimi i konsumatorëve borxhlinj tek Përmbaruesi Privat

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kompania Hidromorava ka intensifikuar punët rreth arkëtimit të borxheve të akumuluara që konsumatorët e saj kanë ndaj Kompanisë. Edhe përkundër faktit se përballemi me sfida të ndryshme operative, kryesisht për shkak të ngritjes së çmimeve të kemikaleve, derivateve dhe shumë produkteve tjera të domosdoshme për operim, jemi duke furnizuar konsumatorët me ujë rregullisht, por shumë konsumatorë nuk po i shlyejnë obligimet që kanë ndaj Kompanisë.

Te gjithë ata konsumatorë të sektorit të amvisërisë që kanë pranuar vërejtje për mos pagesë të borxhit të faturave për shërbimet e ujësjellësit mund ta bëjnë këtë brenda afatit të paraparë në vërejtje, në të kundërtën lënda e tyre do të procedohet për te Përmbaruesi Privat.

Përveç borxhit që duhet ta paguani, rastet të cilat përcillen për të Përmbaruesi do të ngarkohen edhe me kosto shtesë sipas UDHËZIM ADMINISTRATIV MD-NR.01/2022 1 PËR TARIFAT PËR SHPËRBLIMET DHE KOMPENSIMIN E SHPENZIMEVE PËR PËRMBARUESIT PRIVAT.

Mobi Casa

Konsumatorët e kategorisë komerciale që kanë dy e më shumë fatura të papaguara ndaj Kompanisë Hidromorava do të shkyçen nga shërbimet e ujësjellësit dhe do të procedohen po ashtu te Përmbaruesi Privat.

Prandaj të nderuar konsumatorë, kërkojmë nga Ju edhe njëherë që të kryeni obligimet që keni ndaj Kompanisë në mënyrë që mos të ngarkoheni me kosto shtesë dhe të panevojshme, por edhe me pagesat e faturave të shërbimeve i mundësoni Kompanisë që të ketë operim më stabil dhe furnizim të rregullt dhe cilësor me shërbime te ujit.
Në foto mund të shihni përgatitjen e lëndëve për te Përmbaruesi Privat. Në mënyrë që detyrimi i Juaj mos të iniciohet për procedurë përmbarimore Ju mund të lajmëroheni në Kompani dhe ta riprogramoni borxhin.

Me respekt!
KRU Hidromorava Sh.A
Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.