Fundamenti

Agushi: LVV nuk ka kuadro profesionale në lamitë e caktuara, dhe nuk ka strategji për zhvillimin e Gjilanit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – LVV deri më tani ka fituar besimin e qytetarëve veç në emër të Albin Kurtit, por Albini nuk e qeveris Gjilanin, neve na duhet një kryetar stabil dhe që e mban fjalën dhe punon për qytetarët e vet në gjitha sferat e jetës, prandaj me ardhjen e BNA -së, qasja e re e qeverisjes së Gjilanit do të ndryshoj qind përqind thotë Isa Agushi.

“Qytetarët i kanë pa të gjitha partitë politike që kanë udhëhequr me Gjilanin dhe çka i kanë ba Gjilanit dhe në çfarë mjerimi e kanë lan. Një qytet i madh me u qeveris me rrenca dhe mashtrues dhe me amatera nuk e meriton, kjo u dëshmua që 25 vite në çfarë gjendje na kanë prue. Për tu bindur me konstatimin tim duhet me vizitue qytetin e Ferizajit dhe atëherë do të pajtoheni me mua për mjerimin e Komunës tonë” thotë Agushi.

Mobi Casa

Agushi mendon se fuqishëm ndryshimi do të ndodhë brenda pak muajve me ardhjen e BNA-së në qeverisje të Gjilanit./rajonipress/