UBT

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në mes të QRTK-së dhe Komunës së Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, z.Kadri Rahimaj, i shoqëruar nga drejtoresha e DKRS-së së kësaj komune, Rina Matoshi vizituan sot Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore të Gjilanit, ku u prit nga drejtori i saj, z. Arton Hoxha.

Gjatë këtij takimi, drejtori Hoxha e njohu së afërmi kryetarin Rahimaj për shtrirjen dhe angazhimet e deritashme të QRKT-së si dhe planifikimet për të ardhmen, ku një tretman i duhur i është kushtuar edhe kësaj qendreje komunale të krahinës së Anamoravës, ku janë evidentuar lokalitetet që i përkasin trashëgimisë arkeologjike, pastaj ato të kultit si dhe objekte tjera banimi ku, ato që i kanë përmbushur kriteret e nevojshme janë bërë edhe pjesë e Listës së Objekteve që merren në mbrojtje të përkohshme institucionale.

Ai, me këtë rast e falënderoi kryetarin Rahimaj për vizitën dhe interesimin e shprehur për bashkëpunim në të mirë të trashëgimisë kulturore.

Hidromorava

Rezultat i kësaj vizite ishte dhe nënshkrimi i një Marrëveshjeje Bashkëpunimi mes QRTK-së dhe Komunës së Kamenicës për botimin e një libri për trashëgiminë kulturore të kësaj pjese të Anamoravës.

Palët nënshkruese u zotuan se brenda periudhës njëvjeçare komuna e Kamenicës do ta ketë brenda kornizave të një botimi tërë këtë thesar të trashëgimisë kulturore e shpirtërore, që aktualisht shtrihet dhe ruhet në territorin e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.