Asambleja e fëmijëve ndërgjegjësohet rreth problemit të rëndë të trafikimit me qenie njerëzore
Gjilan – Me këtë aktivitet, synuam të rrisim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe komuniteteve tona nga ky krim i papranueshëm dhe të tregojmë se përpjekja kundër trafikimit është e domosdoshme për një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë ka shkruar Ardian Foniqi.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me Asamblenë e Fëmijëve, organizuam një aktivitet domethënës për të luftuar dhe ndërgjegjësuar rreth problemit të rëndë të trafikimit me qenie njerëzore.
Aktiviteti përfshiu fëmijët, të cilët, përmes vizatimeve dhe mesazheve të tyre artistike, shprehën qartë se trafikimi me qenie njerëzore është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet luftuar me çdo kusht.
Përmes artit dhe krijimtarisë, fëmijët ndanë mesazhe të forta që shprehin ndjenjat dhe mendimet e tyre për këtë fenomen, duke na kujtuar të gjithëve se askush nuk duhet të jetë viktimë e trafikimit.
Me këtë aktivitet, synuam të rrisim ndërgjegjësimin për mbrojtjen e fëmijëve dhe komuniteteve tona nga ky krim i papranueshëm dhe të tregojmë se përpjekja kundër trafikimit është e domosdoshme për një të ardhme më të drejtë dhe më të sigurt për të gjithë./rajonipress/