UBT

Alarmojnë qytetarët: Kryeneçësia jote prej injoranti dhe arroganti e ka sjell opozitën në këto vendime ekstreme!

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në mungesë kuorumi, sërish dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Gjilanit, opozita nuk merr pjesë, ndërkohë qytetarët kanë vërshuar me komente fyese e denigruese në adresë të Alban Hysenit duke e quajtur praktikantë me pagesë.

Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asambleistët e partive opozitare (LDK, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.

Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 11 asambleistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.

Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”.

Ndërkohë, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media, e cila do të mbahet me fillim në orën 9:30, në Zyrën e Kryetarit.

Ndërkohë në faqet e komunës dhe në rrjetet sociale kanë vërshuar komente të shumta duke e akuzuar Alban Hysenin për paaftësi dhe kryeneçësi.

Mobi Casa

Genc Kadriu qytetar: Kryeneçësia jote prej injoranti dhe arroganti e ka sjell opozitën në këto vendime ekstreme…!

Aldi Medi shkroi: Nuk i ke deshtë Opozitën tash mos bon lutje po pranoj që nuk ke punu me mendje tënden po tjerët ta kanë rre tupanin

Beqir Isufi ka shkruar: Dorëheqja e kryetarit është zgjidhja e problemit !!

Egzona Ymeri ka thënë: Duhet me u zgjue unanimisht ata që s`kanë të bëjnë me parti ketë thmijaq me largu, na mori në qaf vetëm hap punë pa kurrfarë definimi ky amater.

Egzon Rexhepi shkroi: Ju shkun 4 vjet si në komunë si në qeveri tu i fajësua opozitën more mjerana kur sdini mos kandidoni me mor nqaf popullin o të mjerë.

Arlind Halili shkroi: Praktika me pagesë të kryhet në tetor edhe më s`kë me pas kësi pengesa se ta marrin edhe Ekzekutivin./rajonipress/