UBT

Sfiduesi i radhës: “Fidanishtja”. Jemi të hendikepuar nga konkurrenca e pandershme dhe jo lojale

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kompania “Fidanishtja” nga Gjilani për shumë vite llogaritet si njëri nga investitorët më të mëdhenj dhe serioz në fushën e ndërtimit. Kamer Borovci njëri nga pronarët thotë se ne si kompani nuk kemi probleme të theksuara, por gabimet në këtë fushë janë evidente përderisa lejohen investitorët të ndërtojnë dhe ato ndërtime nuk e marrin çertifikatën e përdorimit. Ne kompanitë që ndërtojmë në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi, jemi të hendikepuar nga konkurrenca e pandershme dhe jo lojale pasi që ndërtesat që nuk marrin çertifikatë të përdorimit nuk ju përmbahen rregullave mbi ndërtimin. Institucionet qendrore dhe lokale do të duhej t`i detyrojnë të gjithë investitorët pa dallim që të pajisen me çertifikatën e përdorimit shprehet ai.

Drejtuesit e kësaj kompanie flasin me shumë transparencë dhe siguri mbi punën e tyre korrekte dhe profesionale.

Kamer Borovci njëri nga pronarët thotë se objektet e tyre banesore i përmbahen të gjitha rregullave dhe kritereve urbanistike.

“Fidanishtja” u është përgjigjur 11 pyetjeve të Rajonipress që kanë të bëjnë me cilësinë, problemet, pengesat dhe sfidat që kanë ata në fushën e ndërtimit.

Rajonipress: Cili është investimi i kompanisë tuaj pas luftës në fushën e ndërtimit në Gjilan?

Fidanishtja: Investimet e kompanisë ton në fushën e ndërtimit janë milionëshe.

Rajonipress: Cilat janë problemet që keni hasur gjatë veprimtarisë tuaj në raport me institucionet qendrore dhe lokale?

Fidanishtja: Ne si kompani nuk kemi probleme të theksuara, por gabimet në këtë fushë janë evidente përderisa lejohen investitorët të ndërtojnë dhe ato ndërtime nuk e marrin çertifikatën e përdorimit. Në kompanitë që ndërtojmë në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi, jemi të hendikepuar nga konkurrenca e pandershme dhe jo lojale pasi që ndërtesat që nuk marrin çertifikatë të përdorimit nuk ju përmbahen rregullave mbi ndërtimin. Institucionet qendrore dhe lokale do të duhej ti detyrojnë të gjithë investitorët pa dallim që të pajisen me çertifikatën e përdorimit.

Rajonipress: Cilat janë problemet evidente në raportin blerës – shitës?

Fidanishtja: Sa i përket problemeve të natyrës BLERËS-SHITËS, kompania jonë nuk ka asnjë problem, por problem qëndron te blerësit për shkak se një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë mjaftueshëm të informuar që ata nuk mund të bëhen pronar formal të apartamentit që e blejnë, nëse ajo ndërtesë nuk e ka çertifikatën e përdorimit.

Rajonipress: Cili është defekti më i madh që keni hasur tek blerësit tuaj dhe si bëhet pagesa e blerjes së banesave, kesh apo përmes Bankës?

Fidanishtja: Shpesh blerësit nuk kanë njohuri dhe nuk kanë mundësi ta dinë se cila ndërtesë do të pajiset me çertifikatë të përdorimit, dhe si pasojë ata blejnë apartamente ku nuk mund të bëhen pronar legjitim. Sa i përket pagesave, në kompaninë tonë, të gjitha pagesat kryhen përmes bankave brenda dhe jashtë Kosovës. Së pari bëhet parakontrata te noteri, kryhen pagesat dhe pasiqë objekti të pajiset me çertifikatën e përdorimit, bëhet kontrata përfundimtare përsëri te noteri dhe pas dy javësh blerësi i apartamentit e bënë bartjen në drejtorinë e kadastrit, e merr çertifikatën e pronësisë dhe bëhet pronar formal legjitim i apartamentit që ka blerë.

Rajonipress: A i përmbaheni kritereve dhe marrëveshjeve kontraktuale gjatë realizimit final të shitjes së banesave?

Fidanishtja: Ne të gjitha marrëveshjeve ju përmbahemi dhe ndërtimi kryhet në bazë të projektit me të cilin është marrë leja ndërtimore. Tek ne, blerësi është i informuar qysh në fillim me projektin dhe lejet e ndërtimit, poashtu në marrëveshjen e cila lidhet me blerësin, ai njoftohet se objekti do të pajiset me çertifikatën e përdorimit porsa të kryhet ndërtimi.

Mobi Casa

Rajonipress: Cila është porosia e juaj për bizneset si motra?

Fidanishtja: Të ndërtojnë në bazë të rregullave dhe ligjeve në fuqi, të ju përmbahen kushteve urbanistike dhe objektet të cilat i kanë ndërtuar të pajisen me çertifikatën e përdorimit.

Rajonipress: Çka do të veqonit tek pronarët tjerë, ku janë defektet?

Fidanishtja: Nuk e di, për shkak që nuk kam kohë të merrem me të tjerët.

Rajonipress: A mendoni se shitja e banesave ka çmim të lartë në Gjilan apo është standard dhe nivel rajonal?

Fidanishtja: Çmimi i apartamenteve në Gjilan është real, këtë më së miri e përcakton oferta dhe kërkesa.

Rajonipress: A kanë studime fizibiliteti banesat e juaja dhe a posedojnë shkallë emergjente?

Fidanishtja: Po, banesat tona i kanë të gjitha projektet, duke filluar nga projekti gjeomekanik, të gjitha objektet i kanë shkallët emergjente dhe dyert kundër zjarrit.

Rajonipress: A keni ndonjë padi apo akuzë në Prokurori dhe Gjykatë nga blerësit?

Fidanishtja: Jo, nuk kemi asnjë padi e asnjë akuzë, jemi gjithçka konform ligjeve të Shtetit.

Rajonipress: A jeni të pajisur me leje ndërtimore, studim të fizibilitetit dhe pranime teknike?

Rajonipress: Po, të gjitha objektet tona janë të pajisura me leje ndërtimore dhe kanë çertifikatë të përdorimit ( PRANIM TEKNIK )./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.