United Hospital

Nëna jeta ime

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Poezi nga Enver Sahiti

Të falem ty o nënë
Je jeta e zemrës që ti
ma dhe

Bota është më e vogël
veç sa një grimë
Se fjala e jote , biri im ,
kur më the.

Ah sikur të mundja të vi..
Të i shqyej pëlhurat qiellore
E të ngjitem lart në parajsë
Ta shoh fytyrën tënde engjëllore.

Edhe këtu ishe engjull
E urtë, e butë e me plot erë dashurie
Jo vetëm për ne që na e fale jetën

ARKATANA

Por për të gjithë ata që i njihje..
Emër i praruar me shkronja ari NËNË ishe dhe përher ke mbetë
Kalove nëpër luginën e vdekjës
Vetëm e vetëm për të sjellë jetë.

Enver Sahiti Prishtinë

Te portë e vjetër, gjej kujtimet
Te portë e vjetër, rri menduar, valë kujtimesh më sjell në kokë.
Veç kjo portë qëndron stoike, për të kujtuar historinë tonë.
Kishte shumë porta të tilla, në një kohë e një zaman.
Simbol burrërie e mikpritjeje, që sot vështirë diku ta gjesh.
Ishin kullat me mure guri, aty ku thurreshin në këngë lavdi.
Rrinin burra të asaj kohe, që e bënin historinë.
Në kulla dëgjohej për shumë trima, që burrat e fisit iu jepnin hakun.
Siç na ishte Idriz Seferi, kryetrimi nga Karadaku.
Eh, Karadak, një kështjellë burrërie.
Brez pas brezi ke dhënë trima.
Shumë gjakun ti e derdhe, si Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
Luftë pas lufte nuk u ndale kurrë, dhe përherë e ngrite zërin.
Shkule gurin mes Shqipërie, me trim mbi trima Agim Ramadanin.
Është koha t’i këndojmë lavdi, Karadakut legjendar.
Rrinë pararoje në mes të Gjilanit, shumë trima në lapidar.

Më, 25 janar 2020

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.