United Hospital

Biblioteka “Drita” pasurohet me 92 tituj të rinj shkencorë nga Instituti Albanologjik

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Biblioteka e Qytetit “Drita” në Kamenicë është pasuruar me 92 tituj të rinj shkencorë, donacion nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Librat janë dhuruar pas kërkesës së Bibliotekës “Drita”, ndërsa donacionin e ka sjellë Prof. asoc. dr. Faton Krasniqi, Bashkëpunëtor i Lartë Shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës dhe ish-drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Kamenicë.

Krasniqi tha se Instituti Albanologjik po ndjek një metodologji të shpërndarjes së botimeve nëpër komuna të ndryshme të Kosovës, me qëllim që botimet shkencore të jenë më të qasshme për lexuesit dhe studiuesit.

Ai theksoi se bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës ka vazhduar ndër vite, duke përfshirë edhe bibliotekat në disa fshatra të komunës.

ARKATANA

Koordinatorja e Bibliotekës “Drita”, Bedrije Bajrami, falënderoi Institutin Albanologjik dhe Prof. Krasniqin për donacionin, duke vlerësuar se titujt e rinj do të pasurojnë fondin e bibliotekës me botime që nuk kanë qenë më parë në dispozicion të lexuesve.

Në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin e vazhdueshëm, Biblioteka “Drita” i ndau Institutit Albanologjik një mirënjohje.

Në aktivitet ishte i pranishëm edhe Nexhat Rexha, përfaqësues i Klubit Letrar “Nositi”.

Donacioni pritet të zgjerojë fondin bibliotekar të qytetit dhe të krijojë mundësi më të mira për qasje në literaturë shkencore për lexuesit, studentët dhe studiuesit e Komunës së Kamenicës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.