ARKATANA

Arkivisti i luftës: I mbaj vet provat e masakrave, shtetit nuk i besoj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Arkivisti i materialeve të luftës, Esat Shala, ka deklaruar në emisionin “Edicioni Special” se posedon mbi 30 mijë orë incizime autentike nga masakrat e kryera në Kosovë gjatë viteve të luftës.

Sipas tij, të vetmet masakra që nuk janë incizuar prej tij janë ajo e Mejës, e dokumentuar nga vëllezërit Buqpapaj nga Tropoja, dhe masakra e Poklekut në Drenas, transmeton Klankosova.tv.

Shala ka bërë të ditur se në Institutin e Krimeve të Luftës ka dorëzuar më shumë se 10 terabajt material dhe qindra fotografi që dokumentojnë krimet serbe. Megjithatë, ai thotë se nuk ndjehet i vlerësuar dhe as i mbrojtur nga institucionet shtetërore.

“Ata e kanë marrë bajrakun, po krenohen me punën time. Prandaj e kam lënë në dorën e tyre. Unë nuk i besoj vet shtetit, tutna me dorëzu edhe incizime të tjera”, u shpreh ai.

Fundamenti

Shala theksoi se mbi 2000 orë incizime i ka dërguar edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po zhvillohet procesi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai tha se prej kohësh ndihet i rrezikuar për shkak të materialeve që zotëron dhe të punës që ka bërë në dokumentimin e krimeve të luftës. Madje, sipas tij, nga Drenica deri në Prishtinë ka udhëtuar me jelek antiplumb.

“Unë duhet me i ru vet incizimet, me e rreziku jetën, sepse nuk besoj që në të ardhmen ka me u bë diçka për këto krime”, tha Shala.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.