Në Viti fillon fushata vëtëdijësuese kundër puseteve të hapura

Viti – Ekipi Veprues për Siguri në Bashkësi(EVSB), dhe Policia e Kosovës (PK), për çdo vit kanë mbajtur fushata vetëdijesuese kundër dukurive negative, qoftë përmes tryezave të rrumbullakëta, qoftë përmes ligjërimeve dhe shpërndarjes së postereve vetëdijesues nëpër të gjitha shkollat e Komunës së Vitisë.
Por kësaj radhe, mënyra e fushatës vetëdijesuese do të jetë më ndryshe se herave t’jera!
EVSB, ka vendosur që sa do pakë t’i informojnë qytetarët, kryesisht të rinjët tanë, që të kenë kujdes nga pusetet e hapura, sepse ato kanë paraqitur shpeshherë rreziqe dhe mundë tu sjellin edhe tani pa siguri dhe rrezik për jetën e juaj.
Mos u bëni VIKTIMA e radhës!
Fushata vetëdijesuese kundër: Puseteve të hapura, do të zhvillohet në këtë formë (mbahet)përmes portaleve, rrjeteve sociale, dhe tv-ve, lokale, pasi që rrjetet sociale janë aktive, dhe se interneti është bërë mjedis i natyrshëm i gjeneratës së re!
Në këtë postim gjeni dhe posterin vetëdijesues me numrat kontaktues!
Koordinatori i EVSB-së, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/