UBT

Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra shpërndan 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Viti – Shoqata humanitare “Entr-Aides” nga Zvicra ka vazhduar sot me shpërndarjen e 400 pako ushqimore për qytetarët në nevojë në komunën e Vitisë, duke përfshirë të gjitha komunitetet pa dallime.

Kjo nismë humanitare është udhëhequr nga z. Cédric Bonnébault i përkrahur edhe kryesisht edhe nga studentë zviceranë si vullnetarë të kësaj shoqate.

FIDANISHTJA

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, falënderoi organizatorët për ndihmën e ofruar dhe vlerësoi lartë kontributin e shoqatës “Entr-Aides” në mbështetjen e familjeve në nevojë.

Përndryshe procesi logjistik i ndarjes së ndihmave u përkrah nga Shoqata Bamirëse Humanitare “Nëna Terezë” nga Vitia në krye me Koordinatorin Halit Alidema./rajonipress/