Uji Dea

Në Viti mbahet një tryezë e rrumbullakët me rastin e themelimit të zyrës për ndihmë juridike falas

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Me rastin e themelimit të Zyrës për Ndihmë Juridike Falas sot në Viti, u mbajt një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues komunal dhe OJQ-të në Komunën e Vitisë.

Kryetar i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti si nikoqir i këtij takimi mirëpriti themelimin e Zyrës Mobile për Ndihmë Juridike Falas Viti, nëpërmjet së cilës qytetaret e komunës kanë mundësi të realizojnë të drejtat e tyre.

Ai theksoi se komuna e Vitisë, ka siguruar hapësirat e punës për këtë zyre dhe në vazhdimësi do ta mbështes funksionimin e saj.

Kurse Faton Jashari, U.D. Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas, theksoi rëndësinë shtrirjes së ndihmës juridike falas edhe në Komunën e Vitisë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional me këtë zyre, akterëve komunal dhe organizatave jo qeveritare në nivel lokal me qëllim të sigurimit të qasjes në drejtësi.

Përndryshe kjo zyre do të shërbejë për ofrimin e shërbimeve të ndihmës juridike falas të gjithë qytetareve të cilët për shkak të mungesës së mjeteve financiare nuk kanë pasur mundësi t’i realizojnë të drejtat e tyre apo nëse bëjnë pjesë në kategoritë e veçanta të përfituesve të ndihmës juridike falas.

ARKATANA

Po ashtu të pranishëm në këtë tryezë ishin përfaqësues tjerë nga komuna e Vitisë, Stacionit Policor, gjykatës në Viti, Qendra për Punë Sociale, Mbrojtësi i viktimave, Avokatit të Popullit, përfaqësues të organizatave joqeveritare lokale dhe të tjerë.

Bëhet me dije se Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Viti, gjendet në objektin e komunës, kati 1. Orari i punës: mërkurë deri të premten duke filluar nga ora 8:00 deri 16:00.

Gjithashtu qytetarët mund të telefonojnë falas në numrin: 0800 11 777 ose kontaktoni në emali adresën: [email protected]

Ky aktivitet është mbështetur nga OSCE.