ARKATANA

Në kërthizë kohë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Demush Mehmeti – (cikël poezish nga libri në dorëshkrim )

NË KËTË DITË TË BEKUEME

Më lini të qetë
Të dehem në mbretërinë e qetësisë sime
Në këtë ditë të bekume
Ditë pranvere
Mos ma trandni ëndrrën time
Derisa thithi ajër të paqtë me frymë hyjnie
Ma dëgjoni dëshirën
Buzëqeshjen si mjaltë do ja dhuroj kësaj dite
Për t’ ia marrë ngrohtësinë për zemrën time
Më lini të qeshem si di
Të qajë sa të dua
Nën këto rreze të arta pranvere
Me lotin e kthjelltë t’i zbus dhimbjet e mia

PO PRES ÇDO AGIM

Dhe fjala ime më nuk hesht shpërthen e nuk pret
Si flakë zjarri ndezur në thellësi brendie
Del vullkan mbi siperfaqe rrjedh
Ti s’e hedh hapin rri e heshtur si përherë pret e pret
Dhë po heshte tërë jetën unë prapë do pres e do pres
Me më të bukurën ëndërr për ty do jetoj e do vdes
Mos ma poshtëro fjalën nuk e thashë sa për ta thënë
Mos ma përqesh më të thellin zhbiruesin shikimin tim
Me kujtimet për ty po e err çdo ditë po pres çdo agim

ECJE KOHE

Lumi ecë e ecë e s’ndalet as nuk zbrazët
Gjurmët e hidhura mbi urë mbetën
Gurë të ftohtë mëkatesh na rënduan
E ne ecëm kohë për të vajtuar s’ patëm

S”DI KU MBET KRENARIA

FIDANISHTJA

Vorbull kohe po i përpinë ëndrrat tona
Gjithnjë e pashueme shpresa jonë jeton
Futur në bërthamë zemre s’shuhet dot
Në kërthizë kohe nyje na u bën dëshirat
Në një ble gërsheti ngulfatet bajlozi
Le të shkurtohet ai ble e rruga jonë jo
Nëpër pluhur rrugësh na iku fëmijëria
Me duart ngritura lartë rrugëve na iku rinia
Në emër të shtetit s’di ku mbet as krenaria

ME BUZËQESHJEN TËNDE

Si me pllëmbë dore mas shpresën time
Hapi më mbetet i shkurtërpër t’i arritur dëshirat
Përmes shenjave të gjurmëve njihemi
Në kulmin e zhgënjimit ti ma kthen besimin
Me buzëqeshjen tënde që ma dhurove

THJERRZA E SYRIT TIM

Çdo ditë në kahjen time udhëtoj
Në mot të lagësht a vapullimë
Shtatit më thehen ca rreze ultraviolete
Mendja kokës gumëzhon si bletë
Shtypja e gjakut në timpan veshi më troket
Thjerrëza e syrit tim nuk dritëson ag e terr

PO MU SHFAQ BUZËQESHJA JOTE

Nëse në bërthamë fjale s’gjendet fryma jote
Do flas kot krejt kot
Fjala do më mbështillet për gjuhe
Do belbëzoj
Zemra si gurë varri do heshtë
Po mu shfaq buzqëshja jote
Frymëmarrja në çast më kthehet
Njeri normal do ndihem
Nëpër lule do endem
Me aromë jete do ngopem

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.