…Në fytyrat dhe zemrat e fëmijëve shqiptarë

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Ngjarje e shënuar kombëtare dhe arsimore e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Jura, Zvicër.

Jura, një nga kantonet e Zvicrës, një zonë malore e bjeshkëve të Juras, që ngrihet gjatë luginës me ujë të kristalt, deri në kufi me Bazelin, Bernën dhe Neashatelin, është e njohur për burra e gra të shquara në fushën e arsimit e të shkollës. Organet përkatëse të kantonit Jura i përkrahin kulturat minoritare gjuhësore të huaja edhe atë shqiptare. Vet shteti vlerëson artin dhe kulturën dhe u lejon mësimin e gjuhës amtare në shkollë.

Në ketë mënyrë nxënësit që vijojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe krijojnë një dygjuhësi të lehtë në të folur e shkruar. Në aspektin artisik – kulturor shqiptarët në Jura kanë arritur krijimin e identitetit artistik të fëmijëve të tyre. Kjo periudhë është shënuar në shtator të vitit 1993 kur ata kanë themeluar Shkollën e mësimit plotësues të gjuhës shqipe përmes LAPSH-it.

Në kuadër të Shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe në Kantoni Jura është bërë i mundur konceptimi i veprimtarisë jashtëmësimore e jashtëshkollore. Kjo veprimtari, zhvillohet jashtë orarit mësimor, brenda ose jashtë lokalit shkollor. Është e kuptueshme që kjo veprimtari bashkërendohet me ato shkollore dhe e ndihmon atë. Te nxënësit ky aktivitet ngjall emocione, nxit nisma individuale, kalit vullnetin dhe rrit entuziazmin dhe krenarinë. Ky aktivitet bëhet nën drejtimin e mësueses së mësimit plotësues. Drejtimet mund të jenë:

– Grupi i lektorëve pranë bibliotekës,

– Grupi i këngëtarëve,

– Grupi i vallëtarëve,

– Grupi i teatrit,

– Vizatuesit më të mirë,

Nga aktivitetet që do të zhvillojë shkolla mund të jenë:

Uji Dea

– Ekspozita me vizatimet e punët e dorës të nxënësve të atij vit shkollor,

– Korrespondencat me bashkënxënësit e trojeve shqiptare,

– Pasditet argëtuese kushtuar Festave kombëtare ( këngë, recitime, valle, ekspozita etj)

Lë të ndalemi pak më gjerë në organizimin e festës në Courfaivre /Kurfevër/ të datës 16 shkurt 2013 ku Bashkësia Shqiptare organizoi një festë të vërtetë kushtuar 5vjetorit të pavarësisë së Kosovës.. Me ketë festë jo vetëm ishin mbledhur shqiptarët e Jurës por kishin ardhur edhe nga zonat për rreth. Ata që festuan dhe mbushën skenën e mjedisit festiv në pjesën e parë të programit ishin fëmijët e shkollës së mësimit plotësues të gjuhës shqipe. Me shkollën ishin lidhur të gjithë, sepse në mënyra të ndryshme janë pjestarët e saj, në bankat e së cilës kanë kaluar vetë, vëllezërit e motrat e tyre, nxënësve prindërëve që i japin jetë asaj.

Me ketë ngjarje lidhet veprimtaria e mësueses së tyre, sidomos atyre që ndonëse të thjeshtë si kolegët e vet, shquhen e publikohen për merita të veçanta arsimore, atdhetare etj., duke u bërë personalitete për bashkësinë, mbase edhe për integrimin e kulturës shqiptare në vendin e pritjes dhe të shoqërisë zvicerane.

Në këto ngjarje përfshihen edhe nxënësit e shkollës, si individ apo grupe, të cilët u dalluan nga masa për veprimtari në fusha të caktuara të dijës, atdhetarizmt etj., çka i ka bërë të njohur e të nderuar.

Në ketë mbrëmje, morën pjesë autoritete shqiptare nga Kosova, Zëv. Ministrin z.Hajdin Abazi, … aq të gëzuar dhe të lumtur në mes vëllezërve dhe motrave në Zvicër. Në mbrëmjen festive ishin të pranishëm dhe mysafirë zviceranë Ministri i ekonomisë z. Michel Probst, znj Nicol Bart përfaqësuese e Zyrës së Integrimit, mysafirë të tjerë të njohur e të shquar të mediave të së përditëshmes “Le Quotidien Jurasien”. Mirënjohje për hapësirën që ndanë për komunitetin shqiptarë!

Pjesë përbërëse e veprimtarisë së shkollës duhet konsideruar edhe veprimtarët e shkathët, me kulturë dhe nismëtarë, që propozojnë dhe punojnë për organizimin e kremteve të tilla. Këta janë veprimtarë të bashkësisë shqiptare dhe prindër. Në të vërtetë, tërë sy e veshë, për mes shkollës iu adresua atyre, për t’iu treguar të vërtetat dhe të pathënat e historisë së të shkuarës, kush ishte në të vërtetë Prekazi historik, masakra e Reçakut, robëria nga pushtuesit dhe deri tek pavarësia e Kosovës. Në zemrat dhe në mendjet e fëmijëve shqiptarë shkolla jonë u bë vatër e promovimit të vlerave tona kombëtare që nga historia e lashtë e deri në ditët e sotme.

Një atmosferë e ngrohtë gazmore, si në dasmë, përshkonte sallën tejpërtej. Shumë nga të pranishmit si dhe mysafirët u ngritën dhe hodhën valle herë pas herë. (albinfo)