Eko Higjiena

Ndërmarrjet në Kosovë dhe koncepti modern i Menaxhimit të Riskut

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Gresa Latifi -Menaxhimi i riskut është një nga konceptet më të reja, por shumë me rëndësi në fushën e menaxhimit, që ka të bëjë me identifikimin e analizës, vlerësimit dhe trajtimit e rrezikut të shfaqjes së ndodhive të cilat mund të ndikojnë në realizimin e objektivave të një institucioni.

Pasiguria dhe mundësia e shfaqjes së dukurive të cilat pengojnë realizimin e objektivave janë shoqërues i çdo aktiviteti pa marrë parasysh natyrën e tij.

Në jetën e përditshme ne ballafaqohemi çdo ditë me rreziqe të natyrave të ndryshme, ndaj të cilave tentojmë të ushtrojmë të ashtuquajturin “kontroll mbi rrezikun”, si p.sh. kalimi i rrugës, vozitja me makinë, humbja e vendit të punës, rritja e çmimeve, fatkeqësitë natyrore, vjedhjet, etj.

Si ne, ashtu edhe bizneset në procesin e zhvillimit të veprimtarisë së tyre, shoqërohen me shumë rreziqe, të jashtme e të brendshme, rreziqe këto të cilat nëse nuk menaxhohen rrezikojnë arritjen e objektivave afariste.

Përgatitja për tu përballur me ndodhitë që mund të devijojnë realizimin e objektivave do ti mundësoj biznesit që të shmang, reduktoj, transferoj apo të pranoj a të menaxhoj rrezikun. Në këtë aspekt biznesi ka mundësi që të aplikoj strategji përmes të cilave parandalon, detekton apo korrigjon ndodhjen e një ngjarje e cila mund të rrezikoj realizimin e objektivave të saj.

Përvoja e bizneseve të suksesshme ka treguar se menaxhimi i rrezikut mundëson ruajtjen e pasurisë, rritjen e pasurisë dhe reputacionit pa marrë parasysh fushëveprimin, duke marr për bazë faktin se rreziku jo vetëm që paraqet kërcënim, por ai paraqet edhe shans (mundësi) në qoftë se me kohë biznesi përgatitet për ta trajtuar atë.

Duke pasur në konsideratë rëndësinë që ka menaxhimi i riskut, në përmasa botërore janë hartuar standardet ndërkombëtare për menaxhimin e riskut të ndërmarrjeve. Këto standarde përshkruajnë rëndësinë por edhe përgjegjësinë që kanë menaxhmenti ,por edhe personeli jo vetëm për aksionet që ndërmarrin por edhe dështimet në realizimin e objektivave të biznesit si dhe, rolin dhe përgjegjësinë që ka mbikëqyrja, kontrolli i brendshëm, komiteti i auditimit, drejtori i riskut dhe institucionet tjera brenda biznesit për mbarëvajtjen e qeverisjes korporatave për të siguruar ruajtjen dhe rritjen e vazhdueshme të pasurisë së biznesit.

Derisa në botë, çdo ditë kontribuohet në evoluimin shkencor, në gjetjen e metodave të reja të përshtatshme për rritjen e kapacitetit, cilësisë dhe performances së ndërmarrjeve në treg, duke ndikuar në mënyrë indirekte në rritjen dhe zhvillimin ekonomik të shteteve madje edhe kontinenteve, ne në Kosovë, Qeverisjen Korporative e hasim që nga pas lufta (1999) e këndej dhe atë në një numër të kufizuar të ndërmarrjeve, gjoja së pjesa më e madhe e bizneseve janë të vogla, dhe vetëm një numër i vogël i bizneseve mund të llogaritën si biznese të mesme apo të mëdha, qoftë për nga madhësia e kapitalit me të cilin operojnë, qoftë me numrin e punëtorëve që punësojnë.

RCCOLA

Kjo qasje e vonshme e Kosovës në konceptet ekonomike moderne nuk do të thotë të ndaloj përshpejtimin e zënies së hapit në qasjen e saj në konceptet e tjera siç është ky që po trajtojmë këtu, Menaxhimi i Riskut.

Të dhënat nga Agjensioni i Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë flasin se tani, në Kosovë operojnë 221 ndërmarrje të mesme, dhe 58 të mëdha, gjë që jep arsye të fortë që trajtimi i menaxhimit të riskut duhet ta ketë peshën meritore, e jo të jetë një koncept anonim ashtu siç edhe është.

Fokusimi në këtë fushë mungon deri në atë masë, sa trajtimi secili trajtimi i tij do të ndikonte pozitivisht në përmasa shtetërore.

Përvoja e bizneseve kosovare flet se, në Kosovë, pos që një departament i veçantë i menaxhimit të riskut nuk është pjese e asnjë biznesi tjetër pos atyre financiare (edhe kjo rrallë herë ndodh), ekzistojnë mungesa të konsiderueshme edhe në fushën e auditimit të brendshëm, e gjithë kjo si rrjedhojë e pavetëdijes së individëve pronarë, për rëndësinë që kanë këto koncepte moderne në rritjen dhe zhvillimin e paraqitjes së kompanive të tyre në tregun konkurrues.

S`i rrjedhojë një “pavetëdije” e tillë, sjell deri tek këputja e zinxhirit të vlerës në mes të ciklit jetësor të kompanisë së caktuar. Shumë prej tyre shpëtojnë, por fakti se koha shëron të qarat financiare, është perdja që ndanë ata nga lehtësimi i punës së tyre përmes instalimit të këtyre koncepteve ekonomike moderne. më i madh i tyre në rrugën e zhvillimit të ndërmarrjes.

Ata prej të cilëve pritet iniciativë në njoftimin e shoqërisë biznesore për stimulim të zhvillimit individual janë pikërisht këto institucione si Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, organizatat joqeveritare si Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e biznesit, Asociacioni i bizneseve të Kosovës, institucionet tjera shkencore si dhe të gjithë individët ekspertë në fushën e ekonomisë, që e duan Kosovën shtet më të zhvilluar ekonomikisht.

(Gresa Latifi,niveli bachelor- ekonomiste, Universiteti i Prishtinës)