HW

Ekonomistët vlerësojnë se dy milionë eurot për linjat ajrore mund të ishin përdorur për çmimet e naftës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dy milionë euro nga buxheti i shtetit u dhanë për linjat ajrore si pako mbështetese nga qeveria.

E ndër arsyetimet e ekzekutivit për ndarjen e kësaj shumë, u përmend edhe shtrenjtimi i kerozines.

Por efekt më të madhe në shoqëri sipas ekonomistëve, pati rritja e derivateve, për çka qeveria nuk intervenoi fare.

Andaj kjo shumë, sipas tyre, do duhej ndarë diku tjetër.

“Qeveria ka mundësi që të investoj drejtpërdrejt në ekonomi, në kapacitete prodhuese apo mbështetëse për prodhuesit sidomos në bujqësi sepse shumë prej bujqve nuk kanë mundur ti mbjellin arat e veta në mungesë të financave, për mungesë të fuqisë blerëse për derivateve me çmime te larta”, shprehet Remzi Smajli – ekonomist.

Mobi Casa

Në ndërkohë, qytetarët te enjten për një litër naftë, paguan deri në 1.58 cent.

Teksa trendi i shtrenjtimeve po vazhdon, analisti politik Adrian Zeqiri vlerëson se vendimi u mor vetëm për ta larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë.

“Sigurisht kjo është një temë e gjerë sepse Kosova nuk është duke u zhvilluar ekoniomiksiht, i vetmi që po ndodh është rritja e inflacionit dhe ngushmi i asaj popullate duke agu çmime të larta”, thotw Adrian Zeqiri – analist politik

Për këtë temë, të enjten foli edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vendim e arsyetoi me gjendje të jashtëzakonshme, duke deklaruar se një veprim të tillë e kanë bërë edhe shtete të tjera.

Sipas Kurtit, vendimi nuk u mor për çështje elektorale.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.