Enver Hoxhaj intensifikon takimet në gjithë Kosovën, Kaçaniku dhe Hani i Elezit i japin mbështetje të fuqishme kandidatit të PDK-së
Fushata e kandidatit të PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, po karakterizohet nga një angazhim intensiv në terren, me takime të përditshme në qytete dhe komuna të ndryshme të Kosovës, ku ai po zhvillon kontakte të drejtpërdrejta me qytetarët dhe po prezanton vizionin e tij për zhvillimin e vendit.
Në vazhdën e këtij aktiviteti, Hoxhaj qëndroi në Kaçanik dhe Hani i Elezit, ku u prit nga simpatizantë dhe qytetarë që shprehën mbështetjen e tyre për kandidaturën e tij. Atmosfera në takime u karakterizua nga diskutime për sfidat me të cilat përballen qytetarët, nevojën për zhvillim ekonomik dhe forcimin e perspektivës për të rinjtë.
Pas takimeve, Hoxhaj falënderoi qytetarët për besimin dhe përkrahjen e treguar, duke vlerësuar qëndrueshmërinë dhe përkushtimin e komuniteteve lokale.
“Sonte në Kaçanik dhe Han të Elezit pashë nga afër forcën e njerëzve që nuk dorëzohen para krizës. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen”, ka shkruar ai.
Gjatë gjithë fushatës, Enver Hoxhaj është ndër kandidatët më aktivë në terren, duke vizituar dhjetëra qytete, fshatra dhe lagje në mbarë Kosovën. Mbështetësit e tij vlerësojnë se kjo qasje e afërt me qytetarët po i mundëson të dëgjojë drejtpërdrejt shqetësimet dhe pritjet e elektoratit, ndërsa po forcon lidhjen e tij me komunitetet në të gjitha rajonet e vendit.
Analistë politikë vlerësojnë se fushata e Hoxhajt po dallohet për dinamizmin, komunikimin e drejtpërdrejtë dhe praninë e vazhdueshme në terren, duke e bërë atë një nga figurat më aktive të kësaj gare zgjedhore.
Përkrahësit e tij shprehen se ritmi i takimeve dhe angazhimi i pandërprerë në çdo cep të Kosovës dëshmojnë përkushtimin e tij për të fituar besimin e qytetarëve dhe për të ndërtuar një platformë politike të bazuar në komunikim të drejtpërdrejtë me elektoratin./rajonipress/



