Fundamenti

Ndahen dhurata dhe mjete higjienike për fëmijët me Sindromën Down

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Komuna e Gjilanit së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, kanë vazhduar me shpërndarjen e dhuratave në prag të festave të fundvitit, ku deri tash kanë pranuar dhurata mbi 200 fëmijë.

Udhëheqësi i sektorit për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjilanit, Ardian Foniqi, tha se së bashku me Asamblenë Komunale të Fëmijëve, kanë realizuar me sukses një tjetër aktivitet humanitar, duke shpërndarë mbi dhurata për fëmijët me Sindromën Down.

“Këta fëmijë të mrekullueshëm janë frymëzim për të gjithë ne dhe ishte kënaqësi e veçantë të ndanim gëzimin e festave me ta”, tha Foniqi.

Udhëheqësi i sektorit për të drejtat e njeriut në Komunën e Gjilanit, tregoi se gjithashtu, për disa muaj me radhë kanë mbështetur Qendrën e Sindromës Down me furnizime të vazhdueshme të mjeteve higjienike, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të tyre.

FIDANISHTJA

“Ky aktivitet është shprehje e përkushtimit tonë për përfshirje, barazi dhe dashuri ndaj çdo anëtari të komunitetit. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku për një shoqëri më të drejtë dhe më humane, ku çdo fëmijë të ndihet i përkrahur dhe i vlerësuar”, tha Ardian Foniqi.

Derisa është realizuar edhe një koncert për fëmijët, ku ka kënduar Arian Agushi (Gold AG), Enkleda Arifi dhe fëmijët i gëzuan me zërat e tyre të bukur.

“Gëzimi i tyre është frymëzim për të vazhduar me projekte që sjellin buzëqeshje në fytyrat e më të vegjëlve”, tha Foniqi.

Faleminderit të gjithë atyre që kontribuuan në këtë nismë kaq të veçantë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.