Më në fund nis rruga Pogragjë – Dobërqan, projekt që lidh disa fshatra kufitare
Gjilan – Rruga Pograxhë – Dobërqan më në fund ka nisur të punohet edhe pse është dashur të përfundojë para tri viteve. Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe strategjike sepse lidh disa fshatra kufitare të Gjilanit me Kamenicën dhe Kosovën Lindore.
Pas shumë zvarritjeve nga Qeveria Kurti, rruga Pograxhë – Dobërqan që ishte hyrë si projekt strategjik nga ish kryeministri Ramush Haradinaj tashmë ka nisur të punohet nga kompania ELBA-u.
Sipas asaj që dihet deri tani, Komuna e Gjilanit janë vetëm tenderues të rrugës sepse mjetet janë të Qeverisë kurse Hysen Durmishi kishte thënë më herët për rajonipress se për vitin 2024 i kemi paraparë 320 mijë euro për ta përmbyllur këtë projekt.
Rruga Pogragjë – Dobërqan kishte hyrë si projekt me strategji kufitare në kohën e Ramush Haradinajt ndërsa ishte nisur për tu ndërtuar në vitin 2022 dhe më vonë janë ndërprerë të gjitha investimet me ardhjen e Albin Kurtit në pushtet.
Ishte Rexhep Kadriu atë kohë zv.ministër i cili është angazhuar maksimalisht që fshatrat e brezit kufitar të përfitojnë nga Qeveria.
Ismail Rexhepi banor nga Pograxha ndihet shumë i lumtur që kjo rrugë po jetësohet dhe po bëhet realitet.
“Valla ymri me tu rritën kur e pash që kanë filluar punimet sepse unë i punojë tokat në atë pjesë dhe shumë tjerë banor të Pograxhës. Shpresoj që rruga do të kryhet e asfaltohet sepse ajo shfrytëzohet edhe nga shumë fshatra kufitare” tha Rexhepi.
Ndryshe rruga Pogragjë – Dobërqan ka një rëndësi të veçantë për banorët e këtyre dy fshatrave, por edhe për fshatrat Llovcë, Bilinicë, Kokaj, Sllubicë të cilat mund ta shfrytëzojnë këtë arterie për të shkuar në Kamenicë e Bujanoc./rajonipress/