Uji Dea

Mustafa: Jemi në një situatë kritike

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Muhamet Mustafa, deputet i Kuvendit të Kosovës, nga Lidhja Demokratike e Kosovës në një bisedë të shkurtër për “Zëri”, ka thënë se institucionet mund të bëhen funksionale brenda kohës dhe buxheti për vitin 2015 mund të aprovohet brenda këtyre afateve.

Ndërkaq, ka thënë së nëse vazhdon kriza në aspektin buxhetor kështu, do të paraqiten probleme për shkak të politikave të paqëndrueshme , politikave ad hok, mungesës së strategjisë dhe prioritete të qëndrueshme dhe shndërrimin e politikave dhe procesit buxhetor në një instrument dhe vegël të vulgare të garës elektorale me premtime që nuk i duron logjika e qëndrueshmërisë buxhetore në një afat të mesëm.

Çka e pret Kosovën ekonomikisht ne mungesë të buxhetit të miratuar?

Buxheti ka një cikël përgatitje dhe aprovimi që përfundon deri me 31 dhjetor, një moment tjetër i rëndësishëm është se projekti i Buxhetit duhet të dorëzohet në Kuvend deri me 1 Nëntor. Pra nuk do të thotë se Kosova do të mbetet pa Buxhet dhe afatet teknikisht nuk janë të humbura. Institucionet mund të bëhen funksionale brenda kohës dhe Buxheti për vitin 2015 mund te aprovohet brenda këtyre afateve. Kjo temë është aktualizuar tash më shumë në kuadër të një fushate presioni për hedhjen e fajit të shumicës së krijuar parlamentare për ti hedhur asaj fajin për vështirësitë buxhetore të cilat i ka krijuar qeveria në detyre e për shkak të të cilave midis të tjerash edhe duhet të shkojë. Kjo qeveria e ka të aprovuar buxhetin për tërë vitin vijues dhe ka autorizimet dhe përgjegjësitë që ta realizojë atë dhe këtu nuk mund të arsyetohet me këtë që po quhet “ngërç” ne krijimin e instuticoneve pas zgjedhjeve. Vështirësitë ekonomike me të cilat në mënyrë kronike ballafaqohet Kosova janë shumë më të thella se sa buxheti i sivjetmë dhe janë të lidhura me një qeverisje të dështuar ekonomike me vite.

Cilat janë pasojat që përballet shteti nëse vazhdon kriza në aspektin buxhetor?

RCCOLA

Sigurisht se do të paraqiten probleme për shkak të politikave të paqëndrueshme , politikave ad hok, mungesës së strategjisë dhe prioritete të qëndrueshme dhe shndërrimin e politikave dhe procesit buxhetor në një instrument dhe vegël të vulgare të garës elektorale me premtime që nuk i duron logjika e qëndrueshmërisë buxhetore në një afat të mesëm. Andaj kemi ardhur në një situatë kritike e situata mund të bëhet dramatike nëse gjerat vazhdojnë me këtë logjike dhe me këtë trend. Prandaj qeveria e re do të përballet me probleme serioze te konsolidimit të strategjisë, të politikave dhe të procesit buxhetor.

Mos funksionimi i Qeverisë së Kosovës, a dëmton trendin e rritjes ekonomike?

Rritja ekonomike ndodhë në saje të politikave që në teorinë ekonomike quhen politika nga ana e ofertës e të cilat synojnë që një afat të gjatë të përmirësojnë performancën dhe aftësinë konkurruese të bizneseve . Andaj këtu është fjala për punën e keqe të qeverisë në këtë sferë dhe assesi me problemet momentale rreth krijimit të institucioneve. Pra bëhet fjalë për perfomancën gjatë 8 viteve të kaluara dhe jo gjatë tre muajve. Qeveria në detyrë nuk ka asnjë problem të zbatojë politikat, instrumentet dhe ligjet e masat që i ka të aprovuara nga Kuvendi . Arsyetimi me situatën momentale më shumë është një blof.

Ndërsa ngritja e çmimit të energjisë elektrike, a mund të provokoj trazira sociale?

Ngritja e çmimit të energjisë elektrike është një problem serioz dhe është produkt këtyre politikave ad hok dhe mostransparencës . Vetë rritja dy herë e çmimit brenda një periudhe dy tre mujore e ilustron këtë , e ilustron se sa janë të paqëndrueshme dhe improvizuese edhe politikat në këtë sektor . Nëse situata ngelë kështu në nivel të mjegullimit dhe mostrasparencës pakënaqësitë sociale mund të rriten . E sot ka një paqartësi se çka krejt e ngarkon çmimin e energjisë elektrike dhe sa janë ato komponentë të arsyeshme . Shembulli se ndodh një shpërthim në një pajisje , që si duket është në periudhë të afatit garantues dhe është blerë e montuar jo moti, dhe menjëherë ZRRE reagon me rritje të çmimit tregon se këtu kemi defekte. Një situatë incidentale shndërrohet në sistem dhe përgjegjësia mjegullohet dhe bartet tek konsumatori. Shi për këtë Kuvendi ka nxjerrë konkuluza në korrik të vitit të kaluar dhe ka kërkuar ndryshim radikal të sjelljeve, reformim të thellë të sistemit tarifor , po si duket konkulzat e Kuvendit nuk janë marrë seriozisht si dhe në shumë raste tjera. Me drastiku është në injorimin e Strategjisë së zhvillimit të energjisë të aprovuar në tetor të vitit 2005- 2015 me ndryshimet e improvizuara të politikave energjetike. Sikur vetëm 70 % të ishte realizuar ajo strategji sot nuk do kishin fare nevojë të importonim energji elektrike , do të eksportonim. Kur e pashë këto ditë një projekt të Strategjisë 2014-2022 , me dukej se po e lexoj Strategjinë e 2005. Dhjetë vjet të humbura dhe ajo që është me keq akoma , askush nuk ndihet përgjegjës për këto vite të humbura./zeri/