Fundamenti

Periudha tranzitore për dinarin skadoi, Kurti: Qëllimi s’është ndëshkimi dhe dënimi

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Plani 10-pikësh i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për zbatimin e Rregullores për Operacione me Para të Gatshme skadoi të dielën dhe euroja tash konsiderohet valuta e vetme për transaksione në Kosovë.

Sipas rregullores, tash do të duhej të ketë ndëshkim për ata që e përdorin dinarin serb si mjet pagese në Kosovë. Por kryeministri Albin Kurti tha sot se BQK-ja “e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi”.

Mobi Casa

“Banka Qendrore e Republikë së Kosovës, e ka sqaruar se qëllimi është ligjshmëria, transparenca dhe jo ndëshkimi dhe dënimi. Janë ata të cilët janë më lartë se para nesh dhe prin në këtë proces të tranzicionit sa më të lëmuar të kalimit si mjet pagese”, tha Kurti nga Kamenica, në një deklaratë për RTK-në.

Ai përsëriti se rregullorja e BQK-së nuk është kundër dinarit, por është për euron si i vetmi mjet pagese në Kosovë.