Fundamenti

Kosovarët vazhdojnë të “zhyten” në kredi për shkak çmimet e larta, ato u rritën për 17%

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-guvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti thase në Kosovë që nga janari, numri i kredive konsumuese është rritur për 17%, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2023.

Ndonëse sipas Mehmetit inflacioni në vendin tonë është në rënie dhe deri në fund të vitit pritet që të stabilizohet përfundimisht, një gjë e tillë nuk ndodhë edhe me çmimet dhe në këtë kontekst marrja e kredive konsumuese po shihet si zgjidhje për qytetarët e vendit në mënyrë që të përballojnë çmimet e larta të produkteve.

HW

“Mundeni me e pa që inflacioni ka ra nëse e shohim ndër vite edhe sot ka rënie për 3% dhe çmimet kanë mbete të njëjta dhe ajo çka është e rëndësishme është që kreditë konsumuese janë rritë për 17% që është një numër bukur i lartë që të lenë me kuptu se qytetarët nuk po munden me ja dalë nga muaji në muaj dhe për këtë arsye e shohin si një mundësi të mirë marrjen e kredive për ta ballafaqu inflacionin edhe pse në këto raste ish dashtë që të kemi rritje dhe indeksim të pagave një gjë e tillë në Kosovë nuk ka ndodhë dhe në këtë formë kemi rritje të kredive konsumuese”, tha Mehmeti. /RTV21

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.