Fundamenti

SBASHK-u anëtarësisë: Mos nënshkruani ndryshimet e Kontratës së punës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës përmes një ftese publike ka ftuar anëtarësinë që të mos nënshkruajnë ndryshimet e Kontratës së punës.

Sipas SBAShK-ut ky version ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

“Kohëve të fundit po qarkullon një version i ri i Kontratës së punës për sektorin e arsimit. Ky version është kopje e keqe e një versioni të Kontratës së punës, është shumë më i dëmshëm dhe shumë më i keq se sa Kontrata ekzistuese e punës, që e kanë punëtorët arsimor. Ky version, që po qarkullon, bie në kundërshtim edhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 10/2015 për Kontratën e Punës për Mësimdhënës të Arsimit Parauniversitar.

FITORJA

Ky version i shpërndarë ka shumë të meta dhe është i dëmshëm për punëtorët e arsimit ngase cenon të drejtat e fituara e po ashtu nuk specifikon normën javore mësimore prej 20 orë dhe nuk është specifikuar as pjesa e orëve të tjera që janë për përgatitje për mësim dhe për veprimtari të tjera arsimore.

Versioni i ri ka edhe të meta të tjera e të cilat jemi të gatshëm t’ua prezantojmë në takim Kolegjiumit të Drejtorëve të Arsimit. SBASHK-u i drejtohet anëtarësisë, që kanë Kontrata pune në kohë të pacaktuar, me apelin që të mos e nënshkruajnë versionin e ri të Kontratës së punës, ngase ata kanë Kontrata të punës në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet gjë një Kontratë e re, e cila në vend që të shtojë ndonjë të drejtë, krijon mëdyshje, mjegull dhe ka tendencë të mohimit të të drejtave legjitime e të fituara me kohë.SBASHK-u i drejtohet publikisht punëdhënësve që ta tërheqin nga qarkullimi këtë version të ri dhe të takohen me SBASHK-un e të bashkëbisedojmë dhe bashkërisht, nëse është nevoja, të përgatitim versionin e ri të Kontratës së punës, nëse do të shtojmë edhe ndonjë të drejtë të punëtorëve arsimor e nëse jo, atëherë ata kanë Kontratë pune në kohë të pacaktuar dhe nuk ju duhet diçka më e keqe nga kjo që e kanë”, thuhet në komunikatë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.