Hidromorava

Musli Zymberi përzgjedhësi i duhur i Kosovës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Federata e Boksit të Kosovës, nesër (të enjten) bën përzgjedhjen e Selektorit të Kosovës në boks, ku pritet të jetë një garë e nxehtë. Në mesin e kandidatëve është edhe trajneri i mirënjohur jo vetëm Gjilanas, por edhe Kosovar, Musli Zymberi, i cili me punën e tij profesionale ka dëshmuar se është një trajner i cili e njeh shumë mirë këtë zeje të boksit.

Musliu i cili ishte një boksier i dëshmuar duke mbrojtur ngjyrat e KB Partizan të Gjilanit, Sllavia të Banjallukës, Duboqica të Leskovcit dhe në fund tek KB Drita.

Ish-boksieri, tani trajner i KB Drita, karrierën e trajnerit ka filluar plot para 35 vite.

Zymberi ka dhënë dhe është duke dhënë kontribut në shumë sfera të boksit, i cili tani është Kryetar i Shoqatës së trajnerëve të boksit të Kosovës në mandatin e dytë dhe Ushtrues detyre i Përzgjedhësit të Kombëtares së Kosovës për Senior dhe të rinjë (Youtha), ndërsa është i certifikuar nga AIBA1-Star Coach plot para 7 vite.

Puna profesionale e trajnerit Zymberi karakterizohet me disiplinë të madhe, për teknikat e luftimit në kombinim me programet rigoroze të përgatitjes fizike, mendore e taktike, poashtu fokus të madh të punës së Musliut është strategjia për menaxhim të peshës, ushqyerjes, e parandalimin e lëndimeve të boksierëve.

Fundamenti

Gjatë karrierës së tij prej trajneri, Musli Zymberi së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka nxjerrë emra të mëdhenj të boksit e kampiona të shumëfishtë siç janë: Rasim Shabani, Liridon Zeqiri, Violant Sylejmani, Fatlume Ahmeti, Erdonis Maliqi, Donat Syla, Leotrim Rexhepi e shumë boksierë të tjerë ndër vite.

Rrugëtimi i Kombëtares së Kosovës në boks drejt sukseseve në arenën ndërkombëtare është që nesër Federata e Boksit pa asnjë hezitim të përzgjedhë Musli Zymberin përzgjedhës të boksit të Kosovës.

Njeriun i cili gjatë karrierës së tij ka nxjerrë shumë boksier cilësorë e që na ka bërë krenar në arenën ndërkombëtare, si në atë në amatorizëm poashtu edhe në boksin profesionist.

Për boksin e Kosovës përzgjedhja e Musliut do të ishte një fitore e madhe pasiqë kemi të bëjmë me një personalitet e profesionist që i mungon boksit Kosovar, poashtu Musliu gëzon një respekt të jashtëzakonshëm nga të gjithë boksierët e Kosovës dhe boks – dashësit anembanë Kosovës./rajonipress/