Fundamenti

Taulant Lutfiu nga FC Meyrin i Gjenevës në FC Llapi të Podujevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Derisa shumë futbollistë të Kosovës e kërkojnë afirmimin e tyre në vende të ndryshme të Evropës dhe kontinente të tjera të botës, anamoravasi Taulant Lutfiu, edhe pse i lindur në Gjenevë të Zvicrës, me mundësi reale për të vazhduar me sukses karrierën në klubet e këtushme, nga dashuria e madhe për Kosovën, pardje i shoqëruar nga i ati i tij, Haki Lutfiu ka qëndruar në Podujevë.

Ai me këtë rast ka nënshkruar kontratë profesionale me FC.Llapin, Nënkampion i Super Ligës së Republikës së Kosovës.

Djaloshi 23 vjeçar ka luajtur në pozitën e mbrojtësit të djathtë në disa skuadra të Ligës Regjionale të Republikës dhe Kantonit të Gjenevës, e së fundi edhe në FC.Meyrin, anëtar i të ashtuquajturës”Ligë e Parë Klasike“ që në kuadër të saj garojnë katër grupe.

Taulant Lutfiu, me prindër nga Skifteraj i Vitisë së Republikës së Kosovës, disa ndeshje i ka luajtur më herët edhe me fanellën kuqezi e zi të FC.Kosova të Gjenevës, anëtare me rol mjaft të rëndësishëm në Ligën e Dytë Regjionale, të kësaj Republike dhe kantoni të Zvicrës.

KKVITI

Lutfiu shtatlartë dhe i shkathët ka nënshkruar me Klubin e Llapit, ku hapat e parë i pati filluar edhe ylli i futbollit shqiptar Fadil Vokrri.

Ai i vetëdijshëm që në Klubin e Llapit, aktualisht luajnë edhe mbrojtësit e njohur si ; Krasniqi, Bekteshi, Jashari, Vokrri, Namani etj, duhet të punoj shumë, për të zënë vend në 11- shin e parë.

Madje, mbrojtësi i llapjanëve Ilir Krasniqi, është edhe reprezentues i Kosovës.
Lutfiu në mënyrë që të mos përjetoj zhgënjim të papritur i konsideruar si një nga përforcimet e duhura të skuadrës së Llapit, duhet t’u qaset ushtrimeve me seriozitetin më të madh.

Atij të gjithë mërgimtarët e trevës së Anamoravës, që në numër të madh jetojnë në Gjenevë të Zvicrës, i urojnë ambientim të shpejtë në rrethin e rinj dhe rrugëtim të suksesshëm me llapjanët !/arif ejupi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.