Sulmoi fizikisht bashkëshorten, dërgohet në burg i dyshuari

Gjilan – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për arsye se i njëjti kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
I dyshuari po ashtu i kishte dëmtuar disa orendi në shtëpi si dhe kishte kanosur anëtarët e familjes.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/