ARKATANA

“Kontrata ka përfunduar”, Duka zbulon të ardhmen e trajnerit Silvinjo

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, foli në emisionin “Kampionët” në Tv Klan, për të ardhmen e trajnerit Silvinjo.

Duka deklaroi se kontrata me tekniku brazilian ka përfunduar, ndërsa theksoi se i është ofruar rinovimi që në muajin janar.

Sipas tij, gjasat që të rinovojë janë mbi 50% dhe zbuloi se gjithçka do të mbyllet para finales së Europianit.

ARKATANA

“Kontrata me trajnerin ka mbaruar pas Europianit. Ne i kemi propozuar rinovimin që në janar. Besoj se tani së shpejti do e finalizojmë.

Ne kemi pasur biseda. Secili njeri mendon për veten e tij. Nëse i vjen një shifër marramendëse, edhe mund të shkojë. Kontrata është e përfunduar kur e firmos në letër. Gjasat që të rinovojë, sigurisht që është mbi 50%. Ne bëjmë aq sa mundemi për ta mbajtur, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq.

Në karrigen time, duhet të mendosh të gjitha gjërat. Dëshira për ta pasur është aq e madhe, sa ia kemi bërë që në janar ofertën për rinovim. Mbrëmë bëmë një festë të vogël me stafin. Sot Silvinjo iku të pushojë dhe do të rikthehet për të vendosur për të ardhmen. Do vendosim para se të përfundojë Europiani. Do shkojmë ta shikojmë finalen bashkë. Nëse del një klub i La Ligës dhe i jep 5 milionë euro, e ka hallall. Mancini la Italinë, për lekët…”, deklaroi Duka. /tvklan.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.