Fundamenti

In memoriam 1949-2010, Kemajl Halimi-Raci ikona e futbollit gjilanas

/ 5 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Janë bërë 13 vite që kur familjarët, nxënësit e qytetarët ishin ndarë nga ikona e futbollit të qytetit të Gjilanit, Kemajl Halimi-Raci. Halimi karrierën futbollistike e kishte filluar si 11 vjeçar në të gjitha kategoritë e C,Zvezdës së Gjilanit, duke paralajmëruar se futbollit gjilanas po i lind një ikonë e futbollit.

Trajnerët e vërejnë menjëherë talentin e Kemajl Halimit, dhe ai arrinë të debuton në moshën 16 vjeçare në skuadrën e parë të C,Zvezdës, që në atë kohë ishte shumë vështirë që një shqiptarë në këtë moshë të jetë ardhmëri e futbollit të atij klubi.

Kemajl Halimi plot 10 vite ishte alo e djathtë e pa zëvendësueshme, i cili me shpejtësinë, driblingun, pasimet dhe nuhatjen të cilën e kishte për gol, u bë ‘idhull’ i shumë tifozëve anembanë fushave të Kosovës. Edhe pse kishte oferta të pa numërta Halimi i mbeti besnik futbollit të qytetit të tij, por në vitin 1966-67, Halimi për një kampionat ishte pjesë e KF Remont të Mitrovicës.

Halimi në vitin 1964-65 kishte mbrojtur ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës (Junior), ku ishte njëri ndër futbollistët më të mirë të gjeneratës së tij.

Halimi ishte ‘vërshuar’ nga ofertat e shumë klubeve të ish-Jugosllavisë, siq ishin: Vojvodina e Novi Sadit, Radniqki i Kragujevcit, Vardari i Shkupit e Slloboda e Tuzllës, por për shkak të shkollimit, gjendjes familjare dhe dashurisë ndaj futbollit gjilanas,

Kemajl Halimi-Raci i kishte refuzuar këto skuadra të cilat bënin gara në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë. Kemajl Halimi-Raci ishte një pedagog i jashtëzakonshëm, i dashur e i respektuar nga nxënësit e tij.

Ai kishte mbaruar Fakultetin e Kulturës Fizike në Bosnje Hercegovinë, i cili më pas tërë diturin e dhuroi në Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, ku nga kjo shkollë prodhoi shumë talent të futbollit të cilët më vonë u bën futbollist të shquar jo vetëm në Gjilan por edhe në Rajon.

Me të përfunduar karrierën, Raci – siҫ e thërrisnin të gjithë, nuk dëshironte të jetonte pa lojën e futbollit, dhe në vitin 1984-85 përfundon Shkollën e Lartë për trajner me notën më të lartë në Sarajevë.

Fundamenti

Raci si trajner dha një kontribut të madh, ai që nga viti 1974 gjerë në vitin 1987 ishte trajner në C,Zvezda të Gjilanit, duke arritur rezultate kulminante dhe duke sjellur talenta të shumtë në futboll.

Më vonë, duke e parë se KF Drita e cila garonte në Ligën e Dytë të Kosovës dhe po bënte përpjekjet e saja me një grup intelektual që të mobilizohen, Halimi merr timonin e skuadrës si trajner në vitin 1987, duke e shpallur kampion të Ligës Dytë dhe duke e inkuadruar në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës – që ishte një sukses shumë i madh duke i ditur rrethanat e kohës.

Kur pushteti serb kishte larguar me dhunë futbollistët nga fushat e blerta të futbollit dhe gjithçka ishte nën okupim, në vitin 1990, profesori, futbollisti e trajneri Kemajl Halimi – Raci ishte njëri ndër të parët që kundërshtuan këto masa të dhunshme duke ngrit zërin për pa-drejtësitë që po ju bëheshin popullit e futbollistëve shqiptarë. Raci me tërë qenien e tij inkuadrohet gjatë viteve të 90-ta, për të mos lejuar që futbolli i Kosovës të shuhet.

Ai përzgjidhet si Përzgjedhës i Kombëtares së Kosovës për grupmoshat e reja dhe si Anëtar i Këshillit Profesional të trajnerëve të Kosovës. Për trajnerin Raci ofertat nuk kishin të ndalur, në stinorin 1992-93, si trajner udhëheq KF Mërgimi (Milano) nga Kumanova, ndërsa në stinorin 1993-94 drejton KF Bashkimin e Kumanovës.

I dashuruar në qytetin e tij Gjilanin e popullin e Kosovës, Raci nga viti 1996 deri në vitin 2000, në kohët më të vështira drejton KF Gjilani’95, ndërsa nga viti 2000- 2004 drejton “bardh e kaltërtit” e KF Drita. Raci një kohë të gjatë drejtoi Shkollën e Futbollit të KF Drita, ku numëronin shumë futbollist të rinjë të cilët fillonin hapat e parë të futbollit tek kjo skuadër. Qyteti i Gjilanit, futbolli i Kosovës u nda nga futbollisti, profesori e trajneri Kemajl Halimi – Raci në vitin 2010.

Raci, një gjysmë shekulli ia kushtoi futbollit dhe edukimit të brezave të rinjë. Sot rrugës së gjyshit të tij me hapa të sigurt dhe me plot krenari është duke shkuar talenti i madh i futbollit, 9 vjeҫari Ledri Halimi. Trajneri i mirënjohur Raci shpesh herë thoshte – “Ne jemi një popull shumë i talentuar me shumë perspektivë e ardhmëria në futbollit, vetëm duhet të punohet në mënyrë profesionale e me njerëz profesionist me kategoritë e reja për t’ju dhënë A,B,C e futbollit, nëse kjo gjë bëhet siq duhet atëherë kurrë nuk do të mungojnë rezultatet”.

Qyteti i Gjilanit e futbollit i Kosovës duhet të jetë krenar që në mesin tonë ishte një njeri siҫ ishte futbollisti, profesori e trajneri – Kemajl Halimi-Raci. /rajonipress/