GRANDEMALL

Muric vazhdon me paraqitje fantastike në Ligën Premier – shkëlqen ndaj Nottingham Forest

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Portieri kosovar Arijanet Muric, po vazhdon me paraqitje fantastike në elitën e futbollit anglez me fanellën e Ipswich Town.

Këtë vikend, përkundër faktit se ekipi i tij u mposht minimalisht me rezultat 1-0 në udhëtim ndaj Nottingham Forest, Muric ishte lojtari më i dalluar në ekipin e tij.

Në fakt, pritjet që bëri reprezentuesi i Kosovës ia ndaluan vendasve të Nottingham që këtë sfidë ta fitojnë me rezultat të thellë.

Për paraqitjen e tij në këtë takim, Aro Muric u vlerësua si lojtari më i mirë në ekipin e Ipswichit, duke marrë notën 7.6. nga Sofascore.

Uji Dea

Muric gjatë 90 minutave të luajtura bëri plotë 4 pritje, ku 3 prej tyre ishin brenda zonës së rrezikshme.

Ai gjithashtu pati 20 pasime të kompletuara dhe katër topa të gjatë të saktë, teksa spastroi topin dy herë nga zona e tij.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon për Muric që dallohet nga pjesa tjetër e bashkëlojtarëve pasi ai paraqitje të tilla pati edhe ndaj Leicester City, Tottenham dhe Manchester United./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.