Fundamenti

Modelja që synon pasarelat botërore

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Është kjo Albulena Loshi, modelja që po synon të depërtoj në pasarelat botërore. Këtë ëndërr ajo ka nisur ta realizoj tani duke qenë pjesëmarrëse në disa evenimente në Norvegji vend ku edhe jeton.

Ndërkaq pjesëmarrja e saj në “Miss Diaspora 2013” të mbajtur në Goldetimie të Gjermanisë ka ndikuar mjaft shumë në suksesin e saj, duke arritur në top-dhjetëshen e më të bukurave të kësaj gare. Albulena tani do të jetë pjesëmarrëse edhe në “Miss Skandinavia” që do të mbahet gjatë këtij vitit në Suedi. Përgatitjet për këtë performancë ajo i ka filluar dhe shpreson të arrijë suksese. Albulena në intervistën dhënë “Zëri-t” do të flasë më shumë rreth modelimit dhe jetën e saj jashtë këtij profesioni.

Çfarë të ka shtyrë drejt modelizmit?

Modelizmi më ka pëlqyer gjithnjë, edhe kur kam qenë e vogël kam shprehur një lloj interesimi për të. Ëndërr gjithmonë kam pasur që një ditë të sfilojë në pasarela të modës. Dhe besoj që tani ka ardhur koha ta përmbushë këtë ëndërr që e kam pasur gjatë fëmijërisë sime.

Ishte i vështirtë depërtimi?

Për vet faktin se modelimi më pëlqen shumë dhe tani e kam gjetur momentin të merrem me të, nuk po kam edhe aq vështirësi për të depërtuar, mbase më ndihmon edhe talenti që kam për këtë fushë. Edhe pse nuk ka shumë kohë që kam filluar të merrem me modelimin, sukseset nuk po mungojnë. Vlen të ceket suksesi im që kam pasur së fundi në “Miss Diaspora 2013” ku arrita të radhitem në top-dhjetëshen e më të bukurave. Kjo ka qenë një garë e madhe, sepse ka pasur konkurrentë nga e gjithë bota, dhe ka qenë shumë vështirë të arrish deri në gjysmëfinale. Por pata fat dhe sukses.

Cili është dallimi mes modelimit në Norvegji dhe atij në Kosovë?

Sa i përket fushës së modës apo thënë më mirë modelimit mes Norvegjisë dhe Kosovës ai dallon shumë. Në Norvegji por edhe kudo në botë depërtimi është më i lehtë, ndërkaq në Kosovë është pak më vështirë, sepse nuk të krijohet mundësia për depërtim dhe nuk vlerësohet aq sa duhet puna e një modele. Por megjithatë edhe përkundër këtyre vështirësive që hasin modelet kosovare, duhet cekur se ato janë shumë të bukura dhe kanë talent për t’u marrë me modelizëm andaj nuk mundet dhe nuk duhet asgjë t’i pengoj drejt arritjes së qëllimit, kuptohet nëse janë të vendosura. Uroj që të bëhet dhe më mirë në këtë drejtim dhe modelet kosovare t’i kenë rrugët e hapura edhe jashtë vendit.

Çfarë pune bëni jashtë modelimit?

Me profesion jam mësuese, kam studiuar për këtë drejtim këtu në Norvegji, por nuk jam marrë shumë me këtë profesion për shkak të angazhimeve të mia në fushën e modës. Tani do të kem edhe një profesion tjetër, pasi kam vijuar mësimet edhe në shkollën për stjuardesë. Tani në këtë muaj do të filloj punën si stjuardesë këtu në Norvegji. Këtë profesion e kam dashur shumë dhe mezi pres ta filloj. Më pëlqen vizita nëpër vende të botës, prandaj puna si stjuardesë do të më ndihmonte shumë për të vizituar vendet që i preferoj.

Mobi Casa

Cili është vendi që pëlqeni më shumë?

Kam vizituar vende të shumta nëpër botë, por më së shumti më pëlqen Dubai dhe uroj që sapo të nisë punën si stjuardesë të vizitoj këtë vend të bukur.

Hobi juaj?

Modelimi është hobi im primar, ndërkaq hobi tjetër kam sportin. Për nëntë vjet me radhë kam luajtur hendboll dhe pas një pauze të shkurtër kam nisur edhe me basketboll. Kohën e lirë zakonisht e kaloj në fitnes dhe duke dëgjuar muzikë.

E ke menduar veten si këngëtare?

Edhe pse nuk e kam menduar të bëhem këngëtare, shoqëria ime shpesh më thotë që të realizoj ndonjë këngë vetëm për dëshirën e tyre. Në fakt ata më thonë se ngjasoj me Beyonce-n, prandaj edhe insistojnë që të bëjë një këngë. Por tani për tani nuk e kam këtë plan edhe pse e dua shumë muzikën e kryesisht dëgjoj muzikë Hip- Hop.

Është Albulena e dashuruar?

Edhe pse nuk kisha preferuar të flas shumë për jetën time private, por megjithatë ajo që mund tua them është se tani për tani nuk jam e dashuruar.

Mesazhi për fund?

Përshëndes të gjithë fansat e mi, bëhuni optimist dhe këmbëngulni deri në realizmin e ëndrrës suaj./zeri/