Uji Dea

Kritikat ndaj Prokurorisë Speciale, Kurtit i vjen një kundërpërgjigje: Ne bëjmë maksimumin – s’ka të bëjë me pagën e prokurorëve

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

“Ne po bëjmë maksimumin me aq sa mundemi, me kapacitetet dhe prokurorët që kemi”. Kështu i është kundërpërgjigjur Ilir Morina, prokuror special i Departamentit për Krime Lufte kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me deklaratën e tij se “duhet të kemi më shumë prokurorë dhe më të mirë” dhe se ka pasivitet nga ana e tyre.

Morina ka thënë se nuk duhet të minimizohet puna që po bëhet në departamentin për krime lufte dhe se komentet e tilla nuk janë të mira për publikun dhe institucionet.

“Ne punojmë për ditë, nuk është çështje që ne vetëm kur janë përvjetorët, ne duhet ta informojmë publikun. Nëse na përcillni ne punojmë vazhdimisht dhe kjo nuk ka të bëjë me pagën e prokurorëve, kjo është me vullnetin, me punën dhe profesionin që bëjmë ne që nuk është çështje e pagës prandaj nuk e di pse duhet të minimizohet i gjithë ky mund që po bëhet në këtë departament me një koment të atillë”, ka thënë Morina”, ka deklaruar Morina.

Sipas tij, nëse nuk janë adresuar çështjet 20 vjet më parë dhe tani të hidhet gjithë barra në këtë departament nuk është fer.

FIDANISHTJA

Morina ka njoftuar se gjatë vitit të kaluar PSRK-ja ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave për krime lufte.

“Prokuroria Speciale vetëm gjatë vitit 2023 ka ngritur 15 aktakuza ndaj 81 personave”, ka theksuar Morina.

Ndërkaq, Morina ka njoftuar se për dhunë seksuale nga viti 2019 ka 77 raste, prej tyre për gjashtë raste janë ngritur aktakuza, 21 raste janë pushuar hetimet dhe 50 raste janë ende në punë.

Ai thotë se do të ngrihet një aktakuzë e re për krime lufte për një rast “Dhunimi” dhe se për këtë publiku do të njoftohet me kohë sapo të jetë e gatshme./RTV Dukagjini

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.