Uji Dea

Mirishahe Shala – Mici, mbeti shembull i rrallë i punëtores se si duhet të punojë njeriu në jetë…

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Thonë, puna e mirë, njeriun e lartëson dhe e nderon në jetë. Kush punon ndershëm, respektohet e vlerësohet nga të gjithë. Vetëm puna me përkushtim të dallon e nga ata që nuk punojnë. Pse jo? Kur puna bëhet me zell e përkushtim, s’ka se si t’mos të shpërblehet. Prandaj, puna është ari për ata që punojnë ndershëm e me sinqeritet. Mirishahe Shala – Mici, tash e 45 vjet punoi e nuk u ndalë. Puna e saj është “yrnek” për vek. Ajo mbeti shembull i rrallë se si duhet njeriu të punojë kudo që gjendet. Kjo punëtore gjilanase, është njëra nga femrat e dalluara, e cila punën e filloi qysh në moshën 19-vjeçare. Ajo në pamje të parë të duket se është e “re”, por, jo! Mosha tregon se ajo këto ditë e ka kryer misionin e saj “fisnik” të punës.

Ajo është e lindur, më 11 prill të vitit 1953 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu po në këtë qytet. Ndërsa, ka të kryer Shkollën e Mesme Ekonomike “Dragi Popoviq” dhe shkollën profesionale një vjeçare të daktilografisë. Mirishaja e ka dashur shkollën. Shih për këtë, ajo pas këtij shkollimi, punoi në Kombinatin e Tekstilit “Integj” në Gjilan, në sektorin e administratës si daktilografe. Këtu punoi vetëm një vit të plotë. Jo vetëm kaq.

Mirishahe Shala tash e 45 vjet bëri punë për lakmi. Punë që e nderoi vetën dhe kolegët e saj të punës. Punoi dhe punën e respektoi pa masë. Nga të tjerët kishte mësuar se, puna duhet bërë punë, e jo lojë. Ai që nuk e adhuron punën, është kundër vetvetes…

Andaj, në vitin 1973/74, ajo filloi të punojë në Entin Regjional Arsimor Pedagogjik në Gjilan. Në fillim punoi si daktilografe, e më vonë ajo ka punuar apo udhëhequr edhe bibliotekën e Entit Pedagogjik në Gjilan. Në këtë kohë, Mici ka qenë e angazhuar në shumë punë. Ajo ka punuar edhe jashtë orarit të punës duke shkruar me makinë shtypi të gjitha raportet dhe informatat e këshilltarëve të Entit në fjalë. Këto punë Mici i ka bërë me dëshirë e me vullnet, ndonëse këto “materiale” të Këshilltarëve të arsimit e tejkalonin shifrën e 90 faqeve tekst për një shkollë.

Jo rastësisht, një ditë, Mirishahe Shalën e takuam në vendin e punës, ku i numëronte ditët fundit të moshës. Nuk e vërejtëm aq se ka ndërruar “gjendjen”, sepse, si na tha ajo, -e kam kryer në detyrën time me nderë dhe kam lënë gjurmë që ta përkujtojnë kolegët e shoqet saja. “Po, tha Mirishahe Shala –Mici, si e quajnë, – unë punës ia kam filluar si 19-vjeçare. Isha e re, por punën e kisha pasion dhe e doja shumë.

Mobi Casa

Pasi kam kryer Shkollën e Mesme Ekonomike, e cila shkollë ka qenë mjaft joshëse për të rinj, e kam kryer edhe shkollën profesionale, një vjeçare të daktilografisë, ku kam menduar që sa më shpejt të gjej punë. Ashtu dhe doli. E doja shkrimin me makinë. Këtë “zanat” e kam pasur përzemër dhe më ka hyrë në shpirt. Besoni se kam shkruar bukur dhe nuk kam bërë aq gabime, sepse, Mehmet Kurteshi, profesori im, tash i ndjerë, e donte një punë të tillë. Ai fort më ka respektuar e çmuar, sa që, më lavdëronte edhe para shoqeve e shokëve të shkollës. Kam shtypur shumë materiale për shërbimin e Entit Pedagogjik. Me një fjalë e kam dashur këtë profesion të punës e të jetës, nga i cili kam mbajtur familjen dhe i ka shkolluar fëmijët”.

Kur ia bëmë një pyetje, se a ka pasur ndonjë probleme gjatë punës, ajo na u përgjigj: “Asnjëherë, as me shokë e shoqe, s’kam pasur probleme. E kam respektuar orarin e punës dhe s’kam kursyer vehtën duke punuar. S’ka ngjarë dhe nuk ju kam dhënë “rast” të jem fajtore apo problem. Përkundrazi, 45 vjet kam punuar pa kursyer vetën. Kam punuar edhe pas orarit të punës. Shih për këtë, kam dëgjuar vetëm fjalë të mira. Dhe, sa herë mirrja ndonjë pushim, shokët e punës më shtonin rrugës: “O Mici, kur po vjen në punë? Vetëm ti po na mungon s’e po na pret mirë”. Mjafton kjo. I kam respektuar kolegët, por edhe ata më kanë respektuar. Kjo ka qenë shtëpia ime e dytë. Të shtoj edhe këtë se, të gjitha gjeneratat më kanë respektuar. U jam shumë mirënjohës!”

Mirishahe Shala, tash në pension, para 7 apo 8 vjete e ka pranuar vetëm një mirënjohje nga zyra e kryetarit të komunës. Ajo ka punuar dhe, në mandatin e saj, i ka përcjellur 19 drejtorë të shkollave dhe 12 kryetarë të komunës, si janë: Avrami, R. Hajrullahu, B. Selimi, Z. Ilazi, R. Hamiti e shumë të tjerë. “Të gjithë këta të parë më kanë angazhuar nga pak për shërbimet e tyre me makinë shkrimi. Nuk e kam refuzuar punën e tyre. Kam punuar gjer në ora 2 të natës. Ndërsa, kur të gjithë shokët e shoqet kanë ngrënë ora 9 të mëngjesit, unë, nga puna harroja dhe mëngjesin e ngrëja ora 12 e më vonë. Një rast e kam bërë me humor, sepse i pritja kolegët duke ju thanë: ”hajde zemër, hajde zemër…!”.

Kjo ishte Mirishahe Shala, e cila si dje, por edhe sot, është plot gaz jete. Fytyra e saj gjithmonë rri e buzëqeshur, e hapur, mikpritëse, punëtore, shumë komunikuese me të gjithë njerëzit. Ajo, nga dje, ka ndërruar “gjendjen” e jetës “tjetër”. Shkoi në pension. Është ky proces i pandalur i jetës . Puna e saj kalon tash në familje, sepse, më 11 të këtij muaji (2018) e kryen detyrën fisnike. Me rëndësi, ajo e ka shëndetin… Për njeriun, shëndeti është mbi të gjitha.

Në fund, Misic, shtoi: “Ndoshta do të lotoj, sepse fort kam qenë e lidhur me punën, me kolegët e shoqet e mia, do të mundohem në këto “momente” të qëndroj pa pasur emocione, por edhe nëse do të kem, është më se e arsyeshme. I kam shkolluar fëmijët dhe jam krenar që nuk i kam lënë rrugëve, por janë në rrugë të mbarë. Këtu jam rritur, jam bërë nënë, grua, gjyshe…” Ne i uruam shëndet në jetë!/tefik selimi/rajonipress/