Eko Higjiena

LDK reagon ndaj gënjeshtrave publike të Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Deklarimet e të parit të ekzekutivit lidhur me institucionet e reja, që ai pretendon se i ka ndërtuar, janë spekulime të pastra. Qytetarët duhet t’i shohin si të tilla dhe të mos bien pre e gënjeshtrave publike që ai, pa asnjë hezitim, po i shpërndan thuhet në reagimin e LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Në mesin e gjashtë çerdheve që z. Hyseni i numëron si investime të tij, ai përfshin edhe çerdhen në Arbëri dhe atë në Zhegër, të cilat janë projekte të qeverisjes së kaluar të LDK-së.

Çerdhja në Arbëri ishte lënë me mbi 90% të punimeve të përfunduara nga qeverisja jonë, ndërsa Alban Hyseni, për katër vite të plota, nuk arriti ta funksionalizojë, ndonëse kishin mbetur vetëm 10% punime. Madje, konkursi për edukatore për këtë çerdhe ishte përmbyllur para dy vitesh.

HW

Në videon e tij, z. Hyseni llogarit si “çerdhe të re” edhe objektin në lagjen e Tregut, ku ekziston vetëm themeli, pa asnjë punim tjetër.

LDK-ja dhe kandidati ynë për kryetar, Arbër Ismajli, do t’i përfundojnë këto projekte, ashtu siç përfunduam me sukses çerdhen në lagjen e Dardanisë dhe atë në Zhegër.

Komisioni për Arsim i LDK-së vlerëson se spekulimet e Alban Hysenit, në videon e publikuar ditë më parë, dëshmojnë qartë frikën e tij nga humbja e pushtetit më 12 tetor. Nga kjo frikë, ai tashmë ka arritur deri aty sa të mos dijë as t’i numërojë saktë çerdhet.

Komisioni për Arsim i LDK-së në Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.